ISIS i prenë kokën njërit prej krerëve të tij

Grupi terrorist ISIS ka ekzekutuar me vrasje njërin prej krerëve të këtij grupi i cili synonte të dorëzohej pranë forcave Pishmarg të kurdëve.

Kanali televiziv Al-Sumerija News njoftoi se një burim lokal në qytetin Al-Huvejxha në provincën Kirkuk në veri të Irakut, ka thënë se pjesëtarët e grupit terrorist ISIS të hënën kanë ekzekutuar me vrasje Ibrahim Al-Aziz, njërin prej krerëve të këtij grupi terrorist në fshatin Al-Khan gjatë kohën kur ai mundohej të dorëzohej pranë forcave Pishmarg në Kirkuk. Sipas këtij burimi, shumica e krerëve të ISIS si Mahmud Khamis Al-Fadlavi, shefi i policisë së ISIS dhe Muhamed Ejdan Al-Isavi, shefi i financave të këtij grupi terrorist nbë Huvejxha, janë dorëzuar pranë forcave Pishmarg në Kirkukut. Pas çlirimit të qytetit strategjik Tel Afar në perëndim të provincës Ninva në veri të Irakut nga pushtimi i grupit terrorist ISIS, forcat irakiane po përgatiten për fillimin e operacioneve për çlirimin e qytetit Al-Huvejxha në jug të provincës Kirkuk./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne