Islamofobi Kastriot Myftaraj mbron dhe justifikon terroristin kristjan të frymëzuar nga Skënderbeu

Masakra që terroristi kristjan Brenton Tarrant i frymëzuar nga Skenderbeu kreu në dy xhami të Zelandës së Re ishte në fokus të analizës së emisionit “Ju flet Moska” të islamofobit Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Në emisionin e tij ekstremisti Myftaraj justifikom sulmin e terroristit kristjan Brenton Tarrant. Islamofobi Myftaraj flet në mbrojtje të figurave mesjetare sikurse Skënderbeu prej të cilit ishte fymëzuar direkt terroristi kristjan Brenton Tarrant. Ai e justifikon terroristin kristjan dhe figurat insipruese te tij duke thënë se në të vërtetë autori i maskrës nuk kishte bërë gjë tjetër vetëm se kishte përzgjedhur me mendjen e tij disa prijësa historikë të njohur të Europës mesjetare të cilët kishin luftuar kundër Islamit. Islamofobi pretendon se Islami eshte nje fe që sulmon vendet dhe për këtë arsye nuk ka se për çfarë të preket Skënderbeu. Islamofobi Myftaraj anshkalon me këtë lloj analizë rolin e Skënderbeut si insiprues të terroristit kristjan në masakrën kundër muslimanëve në Zelandën e Re. Sulmin terrorist të Brenton Tarrantit ekstremisti islamofob Myftaraj e quan një përzgjedhje të terroristit për ti bërë një paralelizëm “agresionit islam” kundër vendeve të krishtera. Islamofobi pretendon edhe akuzon Perandorinë Osmane se i ka sulmuar shqiptarët kombëtarisht dhe fetarisht. Hapësirën e tij televizive të emisionit, islamofobi e shfrytëzon për të nxitur islamofobi edhe urrejtje fetare. Me këtë rast ai sulmon ezanin, thirrjen që bëjnë nëpër minare hoxhallarët, e cila është pjesë e ritualeve fetare islame si dhe pjesë e indenitetit fetar të shumicës së shiqiptarëve. Sipas islamofobit, ezani i thirrur me megafon dhe në gjuhën arabe është një shqetësim, alarmim dhe agresion për jo muslimanet dhe si rezultat sjell edhe reagime sikurse sulmi terrorist. Islamofobi Kastriot Myftaraj sulmon edhe shaminë e femrës muslimane. Nisur nga lajmi se kryeministrja e Zelandës së Re kishte mbuluar kokën me shami në shenjë solidariteti për muslimanët e masakruar në dy xhami në Christchurch, islamofobi e quan shaminë e femrës muslimane si robërim dhe poshtërim të femrës. Ai harron në këtë mënyrë se edhe figura të fesë së krishterë të terroristit Brenton Tarrant, sikurse Maria, Tereza apo edhe murgeshat, janë të mbuluara me shami. Ekstremisti islamofob në këtë rast ka sulmuar edhe kryeministren e Zelandës e Re.

Në fund të emisionit “Ju flet Moska” ai ka hedhur baltë ndaj librit të shenjtë të muslimanve, Kur’anit. Duke vecuar disa ajete kuranore, islamofobi pretendon se ato nxisin luftë.  Por e vërteta është ndryshe, pasi ajetet të cilave i referohet ekstremisti islamofob, flasin në të vërtetë per një marrëveshje të prishur dhe të shkelur nga ana e paganëve arabë në kohën e Profetit Muhamed, të cilet kishin masakruar edhe disa muslimanë. Videoja e mëposhtme nuk është gjë tjetër vetëm se një video e mbushur plot me urrejtje, rracizëm dhe islamofobi.

https://youtu.be/t-SYbjWLBoE

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne