Islamofobi Myftaraj thirrje terroriste për shkatërrimin e xhamisë së madhe të Tiranës

Jo vetem qe ben thirrje terroriste per shkaterrimin e nje objekti kulti te ndertuar me leje ndertimi dhe te munguar per besimtaret e kryeqytetit, por madje kete e quan edhe thirrje kushtetuese. Duket sikur islamofobi Myftaraj percepton te ligjshme cdo akt dhune kunder nje feje si islami apo kunder besimtareve muslimane.

Shkrimi i tij:

Shumë ndërtesa të qytetarëve të Shqipërisë që ishin ngritur në kundërshtim me ligjin, u shkatërruan me dinamit nga shteti. Në një shtet laik, ku nuk ka fe zyrtare, e njëjta gjë duhet të bëhet dhe me ndërtesat fetare të ngritura në kundërshtim me ligjin. Qeveria e Edi Ramës rrënoi një kishë në Himarë, duke thënë se ishte ndërtuar në kundërshtim me ligjin.
Në një shtet laik, ku nuk ka fe zyrtare, siç është e përcaktuar në Kushtetutë Shqipëria, qytetari dhe një bashkësi fetare janë subjekte të barabartë para ligjit, sa iu përket të drejtave dhe detyrimeve ligjore. Kështu, nëse një ndërtesë e një bashkësie fetare ngrihet në kundërshtim me ligjin, ajo duhet të shembet, ashtu si ndërtesa e ngritur nga një qytetar çfarëdo.
Në maj 2015 në Tiranë nisi të ndërtohet xhamia e re, pas kërkesave të përsëritura të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, se edhe besimtarët myslimanë kanë nevojë për një ndërtesë kulti të re, të madhe ashtu si ata katolikë dhe ortodoksë për të cilët u ndërtuan katedralet e reja. Por gurthemelin e xhamisë së re e vuri Presidenti i Turqisë Erdogan, i cili për këtë qëllim erdhi vizitë në Tiranë. Ndërtimi i xhamisë sponsorizohet nga një agjenci shtetërore turke. Që atëherë xhamia ka marrë emrin Xhamia e Erdoganit.
Vënia e gurthemelit të xhamisë nga një kryetar shteti i huaj i cili për më tepër ka krijuar një regjim islamik në vend, e bën këtë xhami, që në themel, një objekt antikushtetues. Kushtetuta e Shqipërsë sanksionon shprehimisht, në kuadrin e laicizmit, parimin se shteti është asnjëanës në çështjet e fesë. Këtë detyrim e ka shteti shqiptar ndaj feve në vend, me kusht që ato të zbatojnë ligjet në fuqi, çka sanksionohet në marrëveshjet mes qeverisë dhe bashkësive fetare, të cilat marrëveshje janë shndërruar në ligje pasi janë miratuar nga Kuvendi.
Në kohën që politikanët e nivelit më të lartë europian, drejtues të shteteve dhe qeverive të vendeve më të mëdha europiane po e kritikoin ashpër Erdoganin për politikën e tij neo-otomane, qeveria shqiptare lejoi që ai të vendoste në Tiranë gurthemelin e ndërtimit të një xhamie, që kështu do të jetë tempull neo-otoman.
Xhamia me gurthemelin e vendosur nga një kryetar shteti i huaj është një objekt kulti antikushtetues dhe meqënëse Kushtetuta është ligji më i lartë në vend, kjo xhami duhet të shkatërrohet me dinamit ashtu siç është bërë me shumë ndërtesa të ngritura në kundërshtim me ligjin. Por këtë nuk mund ta bëjnë autoritetet shtetërore që shkelën Kushtetutën duke e lejuar Erdoganin të vendosë gurthemelin për ndërtimin e xhamisë.
Unë si qytetar i përgjegjshëm i këtij vendi jam në të drejtën time që t’ ju bëj thirrje bashkëatdhetarëve të mi:
Shqiptarë!
Ju bëj thirrje kushtetuese që të organizohemi dhe të shkatërrojmë me dinamit Xhaminë e Erdoganit në Tiranë./Kastriot Myftaraj

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne