Islamofobia Arbana Xharra sulmon muslimanët shqiptarë, janë shumë aktivë në qarqet islamike dhe bëjnë thirrje për xhihad

Islamofobia Arbana Xharra vazhdon me sulmet e saj ndaj muslimanëve shqiptarë.

Këtë herë ajo i ka etiketuar ata si terroristë dhe vrasës që po e pengojnë rrugën europiane vendeve të tyre.

Për të vertetuar këtë sulm ndaj muslimanëve ajo sjell në vëmendje një ngjarje të rëndë të ndodhur shumë vite më parë, në 2011, ku Arid Uka vrau në aeroportin e Frankfurtit dy ushtarë amerikanë dhe duke e lidhur veprimin e tij me besimin në fenë islame.

Sipas Xharrës shumë raporte ndërkombëtare shfaqin problematikën e përfshirjes së shumë shqiptarëve muslimanë në sulme terroriste, pasi ata dominojnë në të dhënat dhe shkrimet e e mediave të mëdha në thirrjet për xhihad.

Statusi i Arbana Xharra në facebook:

“Nese kerkon te dhena per jihad dhe jihadiste, shqiptaret dominojne ne shkrimet e mediave te medha. E nese ne mendojme qe keto fakte nuk shfrytezohen kunder shqiptareve ne secilin proces te integrimit te tyre, jemi ne enderra. Fatkeqesisht ne shume raporte, punime, publikime, rastet kur shqiptaret kane qene te perfshire ne sulme terroriste dhe se fundmi ne Shtetin Islamik permenden qindra nga Kosova por edhe shqiptare te shteteve tjera qe jetojne ne Ballkan, edhe ata te diaspores. Para se te formohej Shteti Islamik (ISIS), shqiptari nga Gjermania, Arid Uka pat vrare ne Aeroportin e Frankfurtit dy ushtare amerikan ne 2011. Shkrime ne media Zvicrane, tregojne sesi shqiptaret jane shume aktiv ne qarqet islamiste qe bejne thirrje per jihad!”

/Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne