Islamofobja, Edita Tahiri sulmon Iranin e mohon luftën e Popullit të Kosovës, krahason Khamenei me Millosheviçin

Në një kohë kur populli trim i Iranit lufton për liri dhe demokraci, është e domosdoshme të shihen me sy kritik ata që pretendojnë të jenë përfaqësues të këtyre vlerave, por në realitet ndjekin politika ekskluzive dhe shpesh islamofobe. Një prej tyre është edhe Ish- Ministrja e Jashtme e Kosovës Edita Tahiri e cila në vazhdimësi ofron mbështetje për Muxhahedinët e Kultit të Maryam Rajavit që janë zhvendosur në Manzë të Durrësit.

Edita Tahiri, e njohur për qëndrimet e saj shpesh të ashpra dhe përjashtuese ndaj besimeve fetare, ka promovuar një narrativë që margjinalizon të shumicës së shoqërisë shqiptare dhe më gjerë.

Në vend që të mbrojë të drejtat e muslimanëve, ajo shpesh ka ndjekur politika që favorizojnë vetëm një segment të caktuar politik dhe ideologjik. Retorika e saj shpesh është e mbushur me tone islamofobe, duke e paraqitur Islamin si një pengesë për zhvillimin, ndërkohë që vetë historia ka treguar se kombet më të suksesshme kanë ndërtuar fuqinë e tyre mbi diversitetin dhe përfshirjen.

Së fundmi, Islamofobja Edita Tahiri ka marrë pjesë në Konferencën e Muxhahedinëve në Paris të Francës.

Nga ana tjetër, Maryam Rajavi, e cila pretendon të jetë lidere e opozitës iraniane, drejton një organizatë që është akuzuar për praktika të sektit dhe mungesë transparence. Ajo flet për demokraci, por strukturat e organizatës së saj janë të ndërtuara mbi bindje absolute dhe kontroll të rreptë. Ajo promovon një sekularizëm ekstrem, i cili në realitet nuk sjell liri, por një formë të re shtypjeje, duke përjashtuar ata që kanë një identitet fetar si pjesë të trashëgimisë së tyre kulturore dhe kombëtare.

Ironia është se të dyja, Tahiri dhe Rajavi, përdorin diskursin e të drejtave të grave si një kartë politike, por realiteti tregon se ato nuk kanë krijuar hapësira të vërteta për fuqizimin e grave jashtë rrethit të tyre të kontrolluar. Në vend që të ndihmojnë në forcimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, ato kanë zgjedhur të shërbejnë si figura të përdorshme për interesa të tjera politike, shpesh në dëm të popujve që pretendojnë të përfaqësojnë.

Ish- Ministrja e Kosovës që sot nuk ka asnjë post dhe mendimet e saj nuk kanë asnjë vlerë ka mohuar luftën e Popullit të Kosovës për çlirim nga Serbia, duke krahasuar Liderin Suprem të Iranit Khamenei me ish-diktatorin Millosheviç.

“Populli trim i Iranit, udhëheqëse e dashur dhe e fuqishme, zonja Rajavi. Ndjej fuqinë e lirisë. Ndjej fuqinë e patriotizmit që buron nga populli i Iranit, i shtypur për kaq gjatë. Megjithatë, ju keni pasionin, unitetin, dashurinë dhe jetën tuaj që dëshironi t’i sillni Iranit lirinë dhe kjo jetë është e lirë, demokratike, laike dhe e begatë.

Një Iran për të gjithë njerëzit, dhe gjithashtu për gratë, sepse çdo komb që ka fuqizuar gratë është shumë i fortë pasi gratë përbëjnë gjysmën e popullsisë. Nuk ka rëndësi nëse burrat duan të diskriminojnë. Ne kemi asete strategjike dhe vlerat tona në shumë fusha po shkëlqejnë.

Por së pari, dua t’ju them diçka. Më falni, sot nuk kam delegacion. Ata nuk e dinë. Por kam një histori për t’ju treguar.

Zonja Rajavi, dikur edhe ne kishim Khamenein tonë. Quhej Millosheviç, por nuk është më. A e dini pse? Sepse e dërguam atje ku e kishte vendin, shpëtuam prej tij. Edhe ju do të bëni të njëjtën gjë. Shpëtoni veten dhe Iranin nga Khamenei dhe të gjithë keqbërësit” tha Edita Tahiri në Konferencën e Parisit, ku mbështet kultin e Rajavit./gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne