Izrael – Qeveria njofton planet për ndërtimin e 30 mijë banesave në Golanin e pushtuar sirian

Siç bën të ditur Këshilli Izraelit i Transmetimeve Publike, menjëherë pasi Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, nënshkroi dekretin që njeh “sovranitetin izraelit” mbi Golanin e pushtuar sirian, Tel-Avivi zyrtar ka njoftuar planet për ndërtimin e 30 mijë shtëpive të reja në vendbanimet e jashtëligjshme çifute në këtë zonë.

Duke tërhequr vëmendjen se planet për ndërtimin e banesave të reja janë njoftuar menjëherë pas vendimit të Trumpit për Lartësitë e Golanit, burimi në fjalë thekson se në këto njësi banimi do të vendosen rreth 500 mijë persona.

Ndërkohë nuk është dhënë asnjë informacion për datën e fillimit të ndërtimit të këtyre banesave.

Sipas censusit 2016 të realizuar nga Izraeli, në Lartësitë e Golanit banojnë rreth 50 mijë njerëz, 22 mijë prej të cilëve janë kolonë hebrenj.

Presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë një takimi më 25 mars në Shtëpinë e Bardhë me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, firmosi një dekret që “njeh zyrtarisht sovranitetin izraelit mbi Lartësitë e Golanit”.

Rezoluta nr. 497 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, e para që është miratuar pas aneksimit të Lartësive të Golanit nga Izraeli në vitin 1981, kundërshton pushtimin izraelit dhe nënvizon se “vendimi i Izraelit për të imponuar ligjet, juridiksionin dhe administratën e tij në Lartësitë e Golanit, territor sirian i pushtuar, është i pavlefshëm dhe pa efekt juridik ndërkombëtar”.

Lartësitë e Golanit, territor sirian, janë nën pushtimin e Izraelit që prej Luftës Gjashtëditëshe të vitit 1967./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne