Izraeli arreston 26 persona në protestat kundër reformës gjyqësore

Policia izraelite arrestoi 26 protestues sot në mes të demonstratave kundër miratimit të projektligjit që do të kufizojë kompetencat e Gjykatës së Lartë, raporton Anadolu.

Opozita izraelite organizoi një sërë protestash në gjithë Izraelin kundër votimit të parlamentit mbi një projektligj për të kufizuar kompetencat e gjykatës.

Projektligji u miratua në lexim të parë me 64 vota pro dhe 56 kundër. Megjithatë, ai do të kërkojë leximin e dytë dhe të tretë për të qenë ligj efektiv.

Izraeli miratoi po ashtu një tjetër projektligj, që do ta bënte më të vështirë shkarkimin e kryeministrit për akuza të korrupsionit me të cilat ai ende përballet.

Policia tha se përdori topa uji për të larguar protestuesit që bllokuan një rrugë kryesore drejt Kudsit. Autostrada të tjera kryesore në gjithë Izraelin u bllokuan gjithashtu nga protestuesit.

Ajo tha se arrestimet u kryen në disa lokacione në Izraelin qendror dhe Tel Aviv, ku po organizohen protestat kryesore.

Opozita izraelite akuzon kryeministrin Benjamin Netanyahu, i cili përballet me akuza për korrupsion, se ka përdorur reformën gjyqësor për të eliminuar gjykimet e mundshme kundër tij.

Netanyahu mohon akuzat dhe hedh poshtë çdo lidhje midis ndryshimeve gjyqësore dhe rastit të tij.

Izraeli ka qenë në trazira politike muajt e fundit lidhur me reformën e planifikuar gjyqësore nga qeveria Netanyahu, të cilën opozita e sheh si një rrëmbim pushteti në favor të autoritetit ekzekutiv.

Izraeli ka qenë i përfshirë nga trazirat politike muajt e fundit lidhur me reformën e planifikuar gjyqësore nga qeveria Netanyahu, të cilën opozita e sheh si rrëmbim pushteti në favor të autoritetit ekzekutiv./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne