Izraeli arreston ministrin palestinez për çështjet e Kudsit

Forcat izraelite gjatë një bastisjeje arrestuan në shtëpinë e tij ministrin e Çështjeve të Kudsit të Qeverisë së Palestinës, Fadi al-Hadami.

Burimet lokale thanë se forca të shumta të sigurisë, përfshirë pjesëtarë të policisë dhe shërbimeve inteligjente izraelite arrestuan Hadami-n gjatë një bastijeje të kryer në orët e mëngjesit në shtëpinë e tij në Kudsin Lindor.

Nuk dihen arsyet për arrestimin e Hadami-t ndërsa lidhur me rastin autoritetet izraelite ende nuk kanë dhënë ndonjë deklaratë.

Ministri Hadami arrestohet për herë të tretë në 5 muajt e fundit me bastisjet e organizuara në shtëpinë e tij nga policia izraelite./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne