Izraeli bombardoi 140 objekte të Hamasit në Rripin e Gazës

Që nga mbrëmja e të mërkurës ushtria izraelite ka goditur më shumë se 140 objekte në Rripin e Gazës, që jeton nën bllokadë.

Përmes një komunikate me shkrim ushtria izraelite njofton se që nga e mërkura në mbrëmje janë goditur më shumë se 140 objektiva në Rripin e Gazës dhe si kundërpërgjigje ndaj këtyre sulmeve ajrore nga Gaza janë lëshuar 80 raketa.

25 nga raketat e hedhura nga Rripi i Gazës janë rrëzuar nga sistemi i mbrojtjes kundërajrore “Kupola e Hekurt”, kurse të tjerat kanë rënë në hapësira të pabanuara të Izraelit.

Që nga mbrëmja e të mërkurës e deri në mëngjesin e të enjtes janë kryer 3 valë operacionesh ajrore. Në orët e para të mëngjesit avionë luftarakë të ushtrisë izraelite kanë goditur kampet e stërvitjes së Hamasit dhe më shumë se 20 objekte ushtarake, vazhdon komunikata në fjalë.

Në shënjestër janë marrë gjithashtu edhe qendra e logjistikës ushtarake e Hamasit, kampi i stërvitjes së forcave detare të Hamasit dhe objekte ushtarake të Hamasit, që ndodhen në lagjen Han-Junus në jug të Rripit të Gazës, thuhet ndër të tjera në komunikatën e lëshuar nga ushtria izraelite./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne