Izraeli dhe SHBA-ja dërguan një delegacion sekret në Ukrainë për tu trajnuar kundër sistemeve raketore S-300

nga Jason Ditz.

Ushtarakët amerikanë dhe izraelitë kohët e fundit dërguan një delegacion të fshehtë në Ukrainë për të testuar aftësitë e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-300 të prodhuara nga Rusia. Zyrtarët ushtarakë ukrainas u shpjeguan atyre kufizimet e sistemit dhe aftësitë e mbrojtjes së re ajrore të Sirisë

Interesi i papritur për sistemin S-300 është sepse Rusia në javët e fundit i ka dhënë qeverisë siriane mjaftueshëm sisteme të avancuara për të mbuluar të gjithë hapësirën ajrore të saj. Kjo u bë pasi sulmet izraelite përgjatë bregdetit çuan në rrëzimin e një aeroplani mbikqyrës rus.

Për Izraelin në veçanti, sistemi S-300 shihet si kërcënim për të frenuar aftësinë e tij për të sulmuar Sirinë pa u ndëshkuar, pavarësisht se qeveria e Netanyahut pretendon se ata do të vazhdojnë të sulmojnë. Që nga koha e dërgesave të sistemit S-300, në Siri nuk ka pasur raportime që avionët izraelitë të kenë shkelur hapësirën ajrore siriane, ndërkohë që kjo ndodhte disa herë javë para dërgesave.

Ukraina ka sisteme S-300 që nga koha e lidhjeve të saj më të ngushta me Rusinë. Megjithatë pjesa më e madhe e sistemeve S-300 të vendit janë në gjendje jo të mirë dhe kanë nevojë për servis. Përvoja e ushtrisë ukrainase me ato do të thotë se ata mund të kenë disa njohuri në mënyrat për t’iu kundërvënë sistemit.

Sidoqoftë, kjo mund të jetë e lehtë me fjalë por jo me vepra, pasi sistemet S-300 kanë një sasi të madhe funksionesh mjaft të avancuara, madje edhe nëse sistemi qëllon që në ndonjë rast të mos jete i pagabueshëm, çdo veprim agresiv kundër sistemeve siriane mund të çojë në një reagim të përbashkët me atë rus dhe si rezultat do ketë një rrezik serioz në shkatërrimet e avioneve armiq gjatë luftës./globalresearch/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne