Izraeli do të mbyllë territoret palestineze për 3 ditë

Izraeli do të mbyllë territoret e okupuara palestineze për tre ditë nga e marta, njoftoi ushtria izraelite.

Një deklaratë e ushtrisë thekson se masa përfshin bllokimin e plotë të Bregut Perëndimor dhe mbylljen e pikave të kalimit me Rripin e Gazës.

Ushtria tha se mbyllja do të fillojë nga e marta në orën 19:00 me kohën lokale dhe do të zgjasë deri të enjten, 15 prill.

Ushtria tha se do të lejojë rastet humanitare dhe mjekësore të kalojnë nëpër kalimet e Gazës pasi të marrin lejet nga autoritetet izraelite.

Bllokimi vjen gjersa Izraeli shënon Ditën Përkujtimore, e cila shënohet për gjithë personelin ushtarak të vrarë gjatë operacioneve ushtarake izraelite.

Izraeli përkujton gjithashtu ditën e tij kombëtare, që shënon krijimin e Izraelit në territoret e Palestinës. Palestinezët e quajnë këtë ditë si “Nakba”, ose Katastrofa./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne