“Izraeli është përgjegjës për rrëzimin e avionit rus II-20”

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë, Igor Konashenkov deklaroi se përgjegjës për rrëzimin e avionit ushtarak rus Il-20 në Siri janë Forcat Ajrore të Izraelit.

Konashenkov në brifingun e tij njoftoi për detajet kronologjike në lidhje me rrëzimin e avionit rus Il-20 më 17 shtator në Siri.

Duke vënë në dukje se avioni 4 F-16 i Izraelit ka njoftuar një minutë para se të godasë objektivat në Siri, Konashenkov tha se avionët izraelitë kanë goditur objektet industriale në qytetin Lazkiye në perëndim të shtetit, e jo pjesën veriore të shtetit ashtu siç kanë njoftuar pak kohë më parë në orën 21:40.

Ai tha se pala izraelite nuk e ka informuar palën ruse më parë, por në momentin e fillimit të operacionit. “Kjo është shkelje e drejtpërdrejt e marrëveshjes ‘për parandalimin e incidenteve në mes të forcave të armatosura të të dy shteteve në Siri”, të arritur në vitin 2015 në kuadër të aktiviteteve të grupeve të punës së përbashkët.

Konashenkov tha se nuk janë dhënë informacione as për vendin e avionëve izraelitë. Ai thotë se sistemet e mbrojtjes ajrore të Sirisë kanë filluar të punojnë në orën 21:51. Sipas tij, pas sulmit të parë avionët izraelitë janë përgatitur për një sulm tjetër të ri. Ai tha se njëri nga avionët e Izraelit në orën 21:59 është drejtuar për një sulm të ri dhe se duke manovruar i është afruar avionit rus Il-20.

Zëdhënësi Konashenkov thotë se gjatë këtij momenti Il-20 ka kaluar në zbritje, por që sistemi i mbrojtjes ajrore të Sirisë këtë e ka perceptuar si një sulm të ri.

Më tej ai thekson se izralitët e dinin se sistemi i Sirisë mund të perceptonte avionin rus si avioni izraelit. “Sidomos nënvizoj se avionët e Izraelit duke përdorur avionin rus Il-20 si mburojë kundër sistemit të mbrojtjes ajrore, kanë vazhduar që të bëjnë manovër. Në orën 22:03 raketa e mbrojtjes ajrore të Sirisë ka goditur Il-20, i cili ishte një objektivë më e madhe dhe më e afërt. Komandanti i ekuipazhit njoftoi për zjarirn në avion dhe se avioni është duke u rrëzuar. Në orën 22:07 avioni u zhduk nga radarët”, tha ai.

Konashenkov potencon se avionët e Izraelit edhe rreth 40 minuta kanë qëndruar në rajon dhe se zyrtarët ushtarakë rus në orën 22:29 kanë njoftuar se avioni është zhdukur dhe se kanë njoftuar zyrtarët izraelitë për gjetjen e avionit. Ai shtoi se zyrtarët ushtarakë të Izraelit iu janë përgjigjur kërkesës 50 minuta më pas.

Avioni ushtarak rus Il-20, i cili më 17 shtator ishte zhdukur nga radarët në Siri, është rrëzuar nga sistemi i mbrojtjes ajrore të regjimit sirian S-200. Rusia kishte pretenduar se avioni i është nënshtruar raketave për shkak se avionët luftarakë F-16 të Izraelit kanë përdorur avionin Il-20 si mburojë.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne