Izraeli kryen fluturimin e parë direkt në EBA

Sipas orarit të fluturimeve nga aeroporti Ben Gurion në Tel Aviv, kompania ajrore izraelite El Al është duke operuar fluturimin e parë të drejtpërdrejtë komercial drejt Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).

Pritet që fluturimi LY 971, i programuar në orarin e fluturimit El Al, të transportojë një delegacion zyrtar izraelit dhe zyrtarë amerikanë, përfshirë këshilltarin e presidentit amerikan Jared Kushner, nga aeroporti Ben Gurion në Tel Aviv në aeroportin në kryeqytetit të EBA-s, Abu Dhabi.

Nuk është e qartë menjëherë nëse avioni izraelit do të fluturojë mbi hapësirën ajrore saudite gjatë rrugës për në kryeqytetin e EBA-së.

Menjëherë pas njoftimit të marrëveshjes së normalizimit, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se marrëveshja përfshin fluturime të drejtpërdrejta midis Tel Avivit dhe aeroporteve të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke kaluar nëpër hapësirën ajrore saudite.

Që atëherë, autoritetet saudite nuk kanë konfirmuar ose mohuar në lidhje me lejimin e avionëve izraelitë të kalojnë hapësirën e tyre ajrore dhe Rijadi nuk lëshoi asnjë kritikë publike për marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve midis Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Izraelit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne