Izraeli kryen sulm ajror ndaj Gazës

Avionët luftarakë të Izraelit kanë bombarduar pjesën lindore të kampit për refugjatë El Burayc, i cili ndodhet në pjesën qendrore të Gazës.

Siç njoftojnë dëshmitarët e rastit avionët luftarakë izraelitë kanë marrë në objektiv pjesën lindore të kampit të refugjatëve El Burays, në pjesën qendrore të Gazës.

Ende nuk ka informacione për të vdekur apo të plagosur nga sulmi.

Në një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se në sulmin ajror në objektiv është marrë një person i cili ka lëshuar “balona zjarri” në Izrael.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne