E përditshmja izraelite “Yedioth Ahronoth” raportoi se për herë të parë në më shumë se 50 vjet, Izraeli goditi “të gjitha bazat ajrore siriane”, duke përdorur qindra avionë luftarakë dhe dronë.
Ushtria izraelite nisi sulme ajrore ndaj të paktën 250 objektivave në të gjithë Sirinë pas rënies së regjimit të Bashar al-Asadit, transmeton Anadolu. Siç njoftoi radioja e ushtrisë izraelite, këto janë disa nga “sulmet ajrore më të mëdha të Izraelit në historinë e tij” dhe kanë shënjestruar bazat ushtarake siriane, dhjetëra avionë luftarakë, sisteme raketore tokë-ajër, lokacionet e prodhimit të armëve dhe objektet e magazinimit. E përditshmja izraelite “Yedioth Ahronoth” raportoi se për herë të parë në më shumë se 50 vjet, Izraeli goditi “të gjitha bazat ajrore siriane”, duke përdorur qindra avionë luftarakë dhe dronë. Sipas gazetës, në sulmet në vazhdim janë goditur deri më tani rreth 300 lokacione. Forcat izraelite hynë në zonën tampon në Lartësitë e Golanit të pushtuara nën direktivat e kryeministrit, Benjamin Netanyahu dhe ministrit të Mbrojtjes, Israel Katz. Izraeli ka pushtuar Lartësitë e Golanit që nga viti 1967. Marrëveshja e ndërprerjes së luftimeve e vitit 1974 ndërmjet Izraelit dhe Sirisë përcaktoi kufijtë e zonave tampon dhe zonave të demilitarizuara. Netanyahu, duke folur nga Lartësitë e Golanit, më parë pretendoi se pushtimi është “i përkohshëm”./AA