Izraeli ndalon transmetimin e ezanit në xhamitë palestineze

Kanali i dytë i televizionit të regjimit sionist ka njoftuar për zbatimin e ligjit për ndalimin e transmetimit të ezanit nga xhamitë dhe për konfiskimin e altoparlantëve të xhamive në rajone të ndryshme palestineze.

Agjencia e lajmeve MEA e Palestinës duke cituar kanalin e dytë të televizionit të regjimit sionist, njoftoi se forcat policore të regjimit sionist në kuadër të zbatimit të projektligjit për ndalimin e transmetimit të ezanit i cili pritej të dërgohej në parlamentin sionist, hyjnë me forcë në xhamitë nga të cilët transmetohej ezani dhe konfiskojnë altoparlantët e tyre dhe do t’i dënojnë me një gjobë prej 10 mijë shikel. Plani për miratimin e ligjit për ndalimin e transmetimit të ezanit nga xhamitë në territoret e pushtuara palestineze është përgatitur në mars të vitit 2017 për miratimin e tij në këshillin e përgjithshëm të parlamentit sionist./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne