Izraeli përpiqet të gjymtojë fëmijët palestinezë

Lëvizja Botërore për Mbrojtjen e Fëmijëve ka njoftuar se forcat izraelite përpiqen që të gjymtojnë fëmijët palestinezë duke i vendosur qëllimisht në shënjestër me plumba të vërtetë dhe mjete shpërthyese.

Në një deklaratë me shkrim nga dega palestineze e Lëvizjes Botërore për Mbrojtjen e Fëmijëve theksohet se forcat izraelite vendosin në objektiv fëmijët palestinezë me qëllimin për t’i vrarë ose për t’iu shkaktuar dëme të përhershme.

Po ashtu në deklaratë vihet në dukje se dega palestineze e lëvizjes ka dokumentuar situatat kur forcat izraelite kanë vendosur në objektiv të drejtpërdrejtë me qëllimin për t’i vrarë ose për t’iu shkaktuar dëme të përhershme fëmijëve palestinezë që marrin pjesë në protestat paqësore të zhvilluara në Rripin e Gazës.

Në deklaratë janë paraqitur si shembuj situatat e 8 fëmijëve palestinezë, ku theksohet se 12 vjeçari Mahmud es-Sevalihi ka humbur syrin e majtë pasi u godit në kokë nga ushtarët izraelitë.

Sevalihi i cili pësoi humbje të pjesshme të kujtesës, mori mbështetje psikologjike dhe është duke pritur që të dërgohet për trajtim mjekësor.

Lëvizja ka bërë thirrje që të hapet një hetim serioz dhe profesional për të gjitha ngjarjet e sulmeve me armë dhe të dënohen ushtarët izraelitë me arsyetimin se kanë hapur zjarr për të vrarë fëmijët dhe kanë shkaktuar dëme serioze dhe gjymtime tek ata.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne