Bota

“Izraeli po bëhet një shtet policor”: Studiuesi amerikan Reza Aslan u kërcënua nga agjentët izraelitë

Studiuesi dhe shkrimtari iranian-amerikan tha se ai ishte kërcënuar nga Shin Bet i Izraelit për të mos i parë fëmijët e tij “për një kohë të gjatë”.

Studiuesi iranian-amerikan Reza Aslan shkroi të martën në turitter se ai ishte ndaluar dhe ishte marrë në pyetje për orë të tëra nga Agjencia e Sigurisë së Izraelit, e njohur si Shin Bet, ndërsa ai po kalonte në Izrael nga Jordania dy javë më parë.

Sipas oficerëve izraelitë të Aslanit, ata e kishin kërcënuar atë duke thënë gjëra të tilla si “ne mund ta bëjmë në atë mënyrë që ti nuk do t’i shohësh fëmijtë e tu për një kohë të gjatë” dhe duke pyetur “ti mendon se për shkak se je një person publik unë nuk mund të bëj çfarë të dua me ty?”

Kërcënimet janë lëshuar pasi autoritetet kërkuan që Aslan të shkruajë emrat e të gjithë gazetarëve, bashkëpunëtorëve dhe organizatave palestineze me të cilët ai ishte takuar.

Aslan vendosi të ndajë historinë e tij pasi gazetari çifuto-amerikan Peter Beinart u ndalua për t’u marrë në pyetje në Aeroportin Ndërkombëtar të Ben-Gurionit. Beinart bëri të ditur, “hetimi” (marrja në pyetje) përfundoi kur hetuesi im më pyeti të tregoja më kë isha takuar, trego bosh nëse po planifikoja të merrja pjesë në një protestë tjetër”.

Pas ritregimit të historisë së ndalimit të tij, Aslan denoncoi taktikën e përdorur nga autoritetet izraelite si “mashtrim klasik i shtetit policor. Irani e ka përsosur atë”. Aslan u pyet nëse ai mendonte se Izraeli nuk duhet të ekzistonte, pyetje së cilës ai iu përgjigj “kjo është absurde. Unë jam kundër pushtimit, jo Izraeli”.

Në fund të marrjes në pyetje të tij, ai u paralajmërua të mos fliste me ndonjë palestinez ose “shkaktues trazirash izraelit”.

Shin Bet ka pranuar të ketë marrë në pyetje autorin dhe autorin  best-seller (librave më të shitur), por mohoi se e kishte kërcënuar ose kishte pyetur atë për mendimet e tij politike. Agjencia izraelite pretendon se Aslan kishte ngritur dyshime por pa dhënë shpjegime se si. Aslan po udhëtonte me gruan e tij, fëmijët e tij 3-vjeç dhe 6-vjeç, dhe vjehrrit e tij të moshuar.

Kjo nuk është hera e parë që Shin Bet mohon dëshmitë e dhëna nga njerëzit e marrë në pyetje nga oficerët e tyre. Më parë këtë muaj aktivistët antipushtim amerikan çifutë si Simone Zimmerman dhe Abby Kirschbaum nga organizata “If Not Now” (Nëse Jo Tani) u ndaluan dhe u morën në pyetje. Zimmerman tha se ajo u pyet për qëndrimin e saj politik dhe opinionet mbi kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu.

Shin Bet pranoi se i kishte pyetur ata, por mohoi që kishte bërë pyetje në lidhje me mendimet e tyre politike.

Gazeta vendore “Haaretz” bëri të ditur se “vizituesit me prejardhje muslimane dhe arabe shpesh herë ndalohen dhe merren në pyetje në kufirin izraelit. Kohët e fundit shumë raporte janë shfaqur në lidhje me ndalimin e izraelitëve dhe çifutëve të cilët janë kritikë të Izraelit në kufi dhe në aeropot”.

Shembujt e kohëve të fundit janë ndalimi i aktivistes paqësor izraelite, Tanya Rubinstein, koordinatore e Koalicionit të Grave për Paqe, e cila u arrestua në aeroportin Ben Gurion të Izraelit pas kthimit nga Suedia dhe marrja në pyetje e shtetasit izraelit Moriel Rothman Zecher mbi lidhjet e dyshuara me grupin antipushtim të ish ushtarëve izraelitë “Thyerja e Heshtjes”.

OPINIONE