Bota

Izraeli pretendon se një vend i huaj do të ndërhyjë në zgjedhjet e përgjithshme të vendit

Izraeli pretendon se një vend i huaj do të ndërhyjë në zgjedhjet e përgjithshme të vendit
Kreu i Shërbimit të Sigurisë së Brendshme të Izraelit (Shin Bet ose Shabak), Nadav Argaman, ka pretenduar se një vend i huaj po përpiqet të ndërhyjë në zgjedhjet e përgjithshme izraelite.
10.01.2019 ~ 10.01.2019

Sipas një artikulli të gazetës izraelite “Yediot Ahronot”, Nadav Argamani ka thënë gjatë një sesioni të hapur ditën e hënë se një shtet i huaj, emrin e të cilin nuk e ka përmendur, po tenton të ndërhyjë në zgjedhjet parlamentare të Izraelit duke përhapur lajme të rreme në mediat sociale.

“Në këtë fazë është e pamundur të përcaktojmë interesat politike të shtetit në fjalë. Por do të ndërhyjë. Unë e di se çfarë po them”, ka deklaruar ai duke u bërë thirrje qytetarëve izraelitë që t’i denoncojnë kësisoj përpjekjesh sa herë që t’i hasin nëpër platformat sociale apo portale informative që u referohen atyre.

Argamani theksoi se Izraeli zotëron të gjitha mjetet e nevojshme për parandalimin e këtyre tentativave.

“Yediot Ahronot” rikujtoi se Rusia është akuzuar më herët për ndërhyrje në zgjedhjet e disa vendeve, përfshi këtu edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por pa bërë ndonjë lidhje apo hequr paralele ndërmjet këtij komenti dhe deklaratave kreut të Shabak-ut.

Nga ana tjetër, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, potencoi në dalje publike të mërkurën se Rusia s’ka ndërhyrë në zgjedhjet e asnjë vendi duke përfshirë edhe Izraelin.

“Diçka të tillë nuk e kemi në plan as në të ardhmen”, shtoi ai duke thënë se nuk duhen besuar pretendimet në fjalë të medias izraelite./ trt

OPINIONE