Izraeli thërret ministrin palestinez të Jeruzalemit për ta ‘marrë në pyetje’

Shërbimi sekret izraelit të hënën thirri për ta marrë në pyetje ministrin palestinez të cështjeve të Jeruzalemit Adnan al-Husseini, raporton një zyrtar vendas.

“Kjo nuk është hera e parë që al-Husseini thirret për tu marrë në pyetje pasi shumë herë gjatë muajve të fundit ka ndodhur e njëjta gjë”, tha për Anadolu Agency një zyrtar nga zyra e ministrit.

Ai tha se asnjë arsye nuk është dhënë për veprimin izraelit.

Autoritetet izraelite kohët e fundit i kanë përshkallëzuar masat kundër palestinezëve në Jeruzalem. Që kur policia izraelite ka mbyllur disa herë xhaminë Al-Rahma brenda kompleksit të madh të xhamisë Aksa, në Jeruzalem janë shkaktuar nga palestinezët protesta të zemëruara.

Ditët e fundit, Izraeli ka urdhëruar që disa zyrtarë fetarë palestinezë, së bashku me rojet e xhamisë Aksa dhe besimtarët myslimanë, të mos hyjnë në xhaminë Aksa për periudha një javore deri në disa muaj.

Jeruzalemi mbetet prej dekadash qendra e konfliktit të Lindjes së Mesme, ku palestinezët shpresojnë që Jeruzalemi Lindor i pushtuar nga Izraeli që në vitin 1967 një ditë të mund të shërbejë si kryeqyteti i ri i shtetit palestinez./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne