Izraeli u ndalon të burgosurve palestinezë faljen e namazit të xhumasë

Autoritetet e Izraelit ua ndaluan faljen e namazit të xhumasë palestinezëve në burgjet izraelite, raporton Anadolu Agency.

Shoqata e të Burgosurve Palestinezë tha se Administrata e burgjeve izraelite sot mori një vendim për moslejimin e faljes së namazit të xhumasë për të gjithë të burgosurit palestinezë.

Nuk janë dhënë informacione se për sa kohë vlen ndalesa, pra nëse ka të bëjë vetëm me ditën e sotme.

Sipas të dhënave të Shoqatës së familjeve të të burgosurve palestinezë, forcat izraelite vitin e kaluar privuan nga liria të paktën 1.600 palestinezë. Raporti i shoqatës thotë se një e katërta e të arrestuarve janë të mitur, ku në mesin e tyre së paku 30 janë fëmijë nën moshën 14 vjeç.

Sipas institucioneve palestineze, aktualisht në burgjet izraelite ka të paktën 6.000 palestinezë, përfshirë 270 të mitur.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne