Izraelitët sulmojnë Dua Lipen pasi ajo mbështet Palestinen

Pasi dënoi publikisht dhunën që forcat Izraelite përdorin ndaj palestinezëve dhe në veçanti fëmijëve me një postim në instagram që mori vëmendjen e miliona njerzve në mbarë botën dhe duke e krahasuar terrorin izraelit me dhunën racore të Policisë në SHBA, Dua Lipa është kthyer në objektiv të sulmeve raciste nga grupe izraelite.

Disa ditë më parë Lipa shkruajti se “keqtrajtimin e fëmijëve palestinezë nga ushtria izraelite” mund të krahasohet me dhunën racore të policisë në SHBA dhe menjëherë ky status u shpërnda nga miliona njerëz në rrjetet sociale.

Sipas mediave izraelite rreth tremijë vetë kanë nënshkruar një peticion në të cilin u kërkohet radiostacioneve lokale, e sidomos Army Radio dhe Galgalatz, të ndalojnë transmetimin e këngëve të këngëtares Dua Lipa, sepse ajo ka publikuar në Instagram para disa ditësh një postim anti-izraelit, ku mes të tjerash shkruan se ushtarët e IDF-së qëllojnë edhe mbi fëmijë.

Sipas gazetës “Jeruzalem Post” organizata e djathtë “Im Tirzu” u ka drejtuar një letër ministrit të Kulturës Chili Tropper dhe atij të Mbrojtjes Benny Gantz, ku shkruhet se “për shkak të fyerjeve kundër ushtarëve të IDF-së, antisemitizmit, shpifjeve, teorive konspirative dhe shtrembërimeve që përmban postimi që këngëtarja ndau në Instagram, nuk është e përshtatshme që një radio stacion i lidhur me IDF-në të vazhdojë të transmetojë këngët e saj.”/topchannel

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne