Izraelitët të cilët uzurpuan tokat palestineze bastisën një qytezë në Bregun Perëndimor

Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze njoftoi se dy palestinezë janë plagosur si pasojë e sulmit nga izraelitët në qytetin Nablus, në Bregun Perëndimor të pushtuar. Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga Gjysmëhëna e Kuqe, izraelitët, të cilët uzurpuan tokat palestineze në Bregun Perëndimor, bastisën lagjen Masudia të qytezës Burka, në veri të Nablusit.

Ekipet e Gjysmëhënës së Kuqe iu përgjigjën dy palestinezëve të cilët pësuan djegie të lehta në trup për shkak të gazit lotsjellës të hedhur nga izraelitët. Dëshmitarët okularë treguan se grupi izraelit ka sulmuar palestinezët në lagje, ndërsa kanë gjuajtur me gurë në drejtim të një shtëpie.

Rreth 451 mijë izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe afërsisht 230 mijë izraelitë në Kudsin Lindor po uzurpojnë tokat palestineze. Sipas ligjit ndërkombëtar, këto uzurpime në Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor konsiderohen të paligjshme.

Që nga 7 tetori 2023, kur Izraeli filloi sulmin e tij në Rripin e Gazës, ka pasur një rritje të ndalimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne