Ja çfarë iu mësojnë nxënësve në shkollat shqiptare: “Femrat lezbike janë seksi”

Propaganda e axhendës gej po shtrihet tashmë në çdo shollë në Shqipëri. Një projekt i shoqatave LGBT, po zhvillohet në shkollat e mesme, ku iu mësohet të rinjve sesi të pranojnë këtë komunitet, sjelljen e tyre si dhe martesat brenda gjinie. Projekti ka në fokus bullizmin të orientuar drejt personave me orientim seksual të ndryshëm, duke përfshirë të gjitha kauzat e axhendës gej.

Në profilin e saj në facebook, aktivistja e këtij komuniteti Xheni Karaj, raporton çdo ditë aktivitetet e kryera në kuadër të këtij projekti, ku përfshihen një numër i madh shkollash si Petro Nini Luarasi, Sami Frashëri, Sinan Tafaj, Qemal Stafa, Aleks Buda etj., si dhe takime e seminare me përfaqësues të policisë, bashkisë, psikologë shollash, punonjës socialë nëpër thuajse të gjithë bashkitë e vendit.

Në takimet e zhvilluara në shkolla, përveç kumtesave nga aktivistë të kësaj axhende, mbahen edhe rrëfime nga persona gej, lesbike, tranvestitë, transgjinorë, të cilët iu tregojnë të rinjve mbi përvojat e tyre si dhe sesa mirë ndjehen ata me orientimin e tyre seksual e gjinor. Gjithashtu, projektet përfshijnë edhe punë në grup nga vetë studentët, për të stimuluar kreativitetin e tyre në përfshirje për mbrojtjen e këtij komuniteti si dhe krijimin e simpatisë për sjelljet e tyre. Në një nga posterët e krijuar nga vetë nxënësit shprehet se lezbiket janë shumë seksi dhe se martesat gej duhen lejuar.

Rasti është denoncuar nga një drejtues i Forumit Rinor të PD Lisandër Hoxha, i cili e konsideron këtë një abuzim, duke përdorur bullizmin si një strehë për të avancuar axhendën gej tek të rinjtë. Kjo konsiderohet propagandë prej tij, gjë që nuk duhet lejuar në shkolla.

“Të nderuar prindër! Mos lejoni lavazh truri për minorenët e gjimnazeve të cilët shpesh herë udhëhiqen nga emocionet dhe impulset! Kërkoni llogari për përmbajtien e çdo trajnimi ku fëmija juaj ftohet të marrë pjesë. As ministria as shoqatat dhe askush në botë nuk e do sa ju fëmijën tuaj. Nëse ju nuk u kërkoni llogari institucioneve publike për fëmijët tuaj kush mendoni se do ta bëjë?”, – shprehet z. Hoxha në reagimin e tij. /Civitas.al

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne