Ja kur duhet të largohen nga Shqipëria dy diplomatët rusë

Dy diplomatët rus në vendin tonë të cilët u dëbuan nga qeveria shqiptare duhet të largohen brenda një jave.  Aleksey Balashov dhe Vladislav Fhilipov, dy diplomatët rus për të cilët Ministria e Jashtme mori vendimi për t’i dëbuar nga Shqiperia, duhet të lënë vendin tonë brenda një jave.

Ky afat është dhënë i njëjtë edhe për 137 diplomatët  që kanë marrë të njëjtën masë nga 23 vende aleate dhe partnere të NATO-s.

Vendimi për dëbimin e dy diplomatëve rusë në Tiranë iu komunikua dje ambasadorit rus nga qeveria shqiptare. Nga ambasada ruse në vendin tonë deri më tani nuk ka asnjë reagim.

Vendimi për largimin e dy diplomatëve rusë u mor nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. Siç u njoftua edhe më herët nga MPJ, dy 2 diplomatët rusë u shpallën ‘non grata’ në Shqipëri. Qeveria ‘Rama’ u shpreh se ky vendim u mor në koordimin me vendet e NATO-s.

Ndrërsa qeveria ruse e quajti dëmimet e diplomatëve si një veprim të pabazuar në fakte dhe hipokrit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne