Ish grupi terrorist Mek, ne nje tubim qe te kujton tubimet e partise komuniste te kohes se Enverit, ka festuar festen e Nevruzit ose vitin e ri iranian. Ne bazen e saj, kompleksin ushtarak ne Manze te Durrsit, ish organizata terroriste, nen drejtimin e lideres Marjam Rajavi kishte mbledhur nje turme e madhe te perbere nga militante te Mek-ut, ushtarake te larte te niveleve drejtuese te organizates, te ftuar nga jashte si dhe figura te politikes shqiptare. Nder ta ishte edhe ministri Pandeli Majko, i cili nuk mungon asnjehere neper eventet e ish organizates terroriste MEK dhe me sa duket ka te ngjare qe edhe te jete anetaresuar ne kete organizate. Ne tubimin e MEK gjendeshin edhe ish kreu i SHISH, Fatos Klosi dhe figura te tjera nga te dy krahet e politikes shqiptare. Ajo qe ra ne sy ne kete tubim gjigand te te ashtequajtures opozita iraniane, ishte se ne te moren pjese shume politikane nga Partia Demokratike, ku nder ta binte ne sy kryetari i Partise Demokratike Edmond Spaho dhe Grida Duma me Ervin Salianjin qe rrin afer njeri tjetrit te ulur ne karrige.
I kryeministri dhe mistri i diaspores Pandeli Majko mbajti me kete rast nje fjalim mbeshtes per organizaten MEK, te cilen dikur BE, SHBA, dhe aktualisht Irani, e kane listuar dhe konsideruar organizate te rrezikshme terroriste, e cila ka vrare njerez te pafajshem ne Iran, irak, dhe neper vende te tjera te botes, si dhe politikane dhe shkencetare te famshem te popullit iranian.
Ministri Majko, me nje gezim te papermbajtur qe verehej qarte ne fytyren e tij, tha para muxhahedineve te MEK-ut te cilet nuk pushonin nga duartorkitjet:
“Faleminderit. (nderpritet nga duartrokitjet qe nuk ndalin). Eshte nje nder i madh per mua dhe per koleget e mi te jem ketu me ju. Ka momente ne te cilat cdo gje qe ka ndodhur i perket tashme te kaluares dhe cdo gje qe po vjen eshte dicka e re dhe shprese. Dhe sot gjithsecili ne disa sekonda e kupton se cfare eshte a kaluara dhe cfare po vjen. Eshte nje shprese e re (The new hope) per gjithsecilin. Dhe une jam shume i nderuar te jem ketu sot dhe te marr pjese ne te tille evente ketu me ju, ne festen e Nevruzit ne festen e shpreses (duartrokitje). Ka momente qe gjithsecili mendon per kufirin qe ndan te ardhmen nga e kaluara. Por une jam sot me ndjenja teper te thella per ju dhe per lidhjet tona te forta qe ju keni me popullin shqiptar. Sigurisht qe heren e fundit, kur isha para jush, une fola edhe per Taheranin zyrtar. Me ta, Shqiperia ka nje protokoll. Ne e quajme ate nje protokoll te diplomacise. Por ata harruan te kuptojne se ju jeni ne besen tone dhe kush ju prek ju, prek Shqiperine, prek shqiptaret dhe kjo eshte arsyeja pse Shqiperia e perzeu ambasadorin e Teheranit (duartrokitje te forta, te gjithe cohen ne kembe, ndersa buzeqeshja e Majkos duket e qarte ne fytyre). Kjo eshte arsyeja pse une mendoj se Shqiperia dhe shqiptaret kane nje nga me te mirat ambasada te Iranit. Ky eshte kampi Ashraf (duartrokitje). Dhe ne jemi shume krenare qe kemi miq sikurse ju, si madam Rajavi, gruaja e hekurt (duatrokitje), qe ska dyshim se do drejtoje te ardhmen e Iranit. Gezuar Vitin e Ri. Gezuar shpresen e re. Faleminderit (duartrokitje dhe fishkellima gezimi, te gjithe cohen ne kembe).”
Nen duartrokitjet e forta nga salla, fjalimin pasues e mbajti kryetari i Partise Demokratike Edmond Spaho:
“Faleminderit shume te nderuares madam Rajavi. Miq te dashur, me lejoni qe fillimisht tju falenderoj per ftesen per te marre pjese sot ne kete nate te festimeve te vitit te ri iranian. Deshiroj tju uroj juve, gezuar vitin e ri, “Sale Xhabit Mubarak”(duartrokitje te forta nga salla dhe te qeshura nga Majko dhe Maryam Raxhavi). Deshiroj ti uroj secilit nga ju shendet, mireqenie, paqe, drejtesi dhe mbi te gjitha nje Iran te lire (duartrokitje). Jam i sigurt se me perpjekjet e juaja, me luften e popullit iranian, ne Iran, vitin tjeter, me ndihmen e vullnetit te Zotit, ta festoni vitin e ri ne nje Iran te Lire (duartrokitje). E ardhjma i perket popullit te Iranit. Nuk ka dyshim se Irani do te behet i lire, do te kete demokraci te vertete qe do te prodhoje mireqenie per popullin dhe stabilitet ne rajon. Ne jemi shume krenare qe ju kemi ju ketu, dhe në aspektin e marrëdhënieve me organizaten tuaj, pavarësisht nga fakti se partia ime eshte ne opozite, ne kemi qene te bashkuar dhe ju perkrahim ju dhe perkrahim veprimin e qeverise per debimin e diplomateve iraniane qe ishin përfshirë ne veprimtari terroriste (duartrokitje). Do te jemi mbrapa jush ne perpjekjet e juaja per ti dhene Iranit lirine dhe per ndertimin e shoqerie demokratike. Ju uroj perseri gazuar vitin e ri. Zoti e bekofte Iranin. Zoti e bekofte popullin iranian. Faleminderit shume (duartrokitje te forta, te gjithe cohen ne kembe).”
Me pas eventi u pasua me kenge dhe valle tradicionale iraniane te perfomuara nga asambli i armates te militanteve te organizates MEK.
Celebrating #Nowurz, the beginning of the Iranian calendar new year, along with the Iranian Resistance.#FreeIranhttps://t.co/gv6EWK0ATD
— People's Mojahedin Organization of Iran (PMOI/MEK) (@Mojahedineng) March 20, 2019