Nga Adriatik Riza Dosti
Sepse ka cenuar rende, ka fyer e poshteruar, ka denigruar e degjeneruar figuren e nje shtetasi te larte te Shqiperise…e nje perfaqesuesi te rangut te larte te vendit e te popullit te tij …
Dhe nuk eshte hera e pare [ dhe ju siguroj qe as e fundit ] qe e ka bere nje gje te tille.
Ka perdhosur e bere pis mjaft rende emerin e imazhin e Shqiperise e te shqiptareve duke shkelur me kembe dinjitetin, personalitetin, karakterin e integritetin e tyre si kurre me pare e si asnje lloj tjeter shtetari, politikani , qeveritari e zyrtari te larte te vendit ne 113 vjet egzistence e histori te shtetit shqiptar.
Ngjarja e djeshme me kryeministren e Italise – Giorgia Meloni edhe pse e riperseritur nga idioti yne kryeminister eshte mjaft e rende dhe teper poshteruese per Shqiperine e shqiptaret.
Palacolliku, karagjozlliku, qurravitja, poshterimi, servilizmi, kllounizmi e burracakeria e djeshme ulur ne gjunjet e Melonit duket se ishte pikerisht derdhja e kupes se Rames ne raport me kombin e popullin e tij.
Eshte sa e frikeshme po aq edhe e rrezikeshme semundja e adolishences se vonuar e cila zakonisht shfaqet pas moshes 50 vjecare sidomos tek meshkujt….sikurse eshte po kaq e frikeshme edhe pa pergjegjshmeria mendore apo tredhja mendore sic e quan populli ….te cilat tashme Rama i ka demonstruar publikisht kush sa here e sa here qe ka qene ne rolin e perfaqesuesit zyrtar, qeveritar e shteteror te Shqiperise e te shqiptareve…
Ndoqa permes mediave italiane ate gjithe c’ka ngjau dje ne Abhu Dhabi te E.B.Arabe … ku dita e djeshme perkoi me 48 vjetorin e lindjes se kryeministres italiane Meloni… dhe sinqerisht u ndjeva teper i fyer e i poshteruar si shqiptar ne radhe te pare se si mashkull e si burre po e po …
…Tante aguri …madherise se saj kendonte hajvani yne – kryeminister i ulur ne gjunje para kembeve te italiankes Meloni…se ciles i puthte duar e gjunje…
Dhurate speciale per Melonin nga nje italian qe fale qeverisjes se Rames e ka transferuar biznesin e tij nga Roma ne Tirane [ ???]…
Nje shall mendafshi te cilin idioti aksidental kryeminister i Shqiperise ja lidh ne koke Melonit ne variantin arabik [???]…dhe te gjithe aty rrotull shqyejne syte nga habia….
Dhe italianka e zene ngushte qe i thote…mjaft Edi mjaft me kesi lloj historish se me duket sikur u teprua shume….
Por koke Mushka Rama e kalon cdo limit …teksa guxon e i thote cmendurisht Melonit …se jam xjeloz ne maredheniet e tua me miliarderin Elon Musk…por te gjithe do te ikin ndersa une do te mbetem…[ nje lloj perbetimi dashuror i variantit shume te hershem Romeo & Zhulieta ] qe e ben edhe me klloun e qesharak koke-iministrin e Shqipersise e te shqiptareve…
Dhe vijon idioti yne kryeminister qe kerkon te perfshije edhe te tjere rrotull tij ne hajvan- gomarllekun e tij …por qe askush nuk pranon ti bashkohet nje debili tipik qe percjell tek kushdo vec perbuzje e neveri.
Nuk eshte fare personale , as partiake, as pune partish e as preferencash, inatesh , sulmesh elektorale e ku ta di une …eshte thjesht ceshtje parimore, dinjiteti e krenarie kombetare…ku ne vete Kushtetuten e Shqiperise saktesohet qarte se …si duhet te jete figura e nje shtetari te larte te Shqiperise qe perfaqeson vendin e popullin e tij sikurse saktesohet po kaq qarte se c’mase duhet marre ndaj kujtdo qe guxon te cenoje sadopak imazhin kombetar te vendit e te popullit te tij duke shfrytezuar postin e tij zyrtar.
Rama mund te beje c’ti shkrepe ne koke , c’ti doje zemra e c’ti thote mendja por ama ne planin personal si Edi Rama …pra si qenie njerezore apo qofte edhe si mashkull …ne raport me simpatine a dashurine qe i ka rene ne koke me italianken Meloni…por kurre e kurresesi nuk i lejohet ta beje nje karagjozllik e nje poshterim te tille permes figures se Kryeministrit te Shqiperise …sepse perfaqeson zyrtarisht vendin e popullin e tij…sikurse ne rastin konkret te ngjarjes ne fjale teksa ai i fyeu rende e i poshteroj ata….
Ndaj zonja Meloni [ ndoshta jo krejtesisht per fajin tend ] te siguroj se Rama nuk eshte as Shqiperia e as shqiptar sic jane zakonisht shqiptaret me te mirat e me te keqijat e tyre …ndaj please mjaft e shfrytezove hajvanin tone kryeminister per qellimet e tua personale por edhe ato politike e financiare te vendit tend …miqesia me te futme te ngel ne gryke themi ne shqiptaret znj. Meloni.
Eshte ne nderin e Parlamentit te Shqiperise absolutisht pa asnje lloj para -gjykimi partiak qe fill pas ngjarjes se fundit te kllounit kryeminister Rama me kryeministren e Italise Meloni…te gjithe deputetet e Parlamentit te Shqiperise nese ende kane burrerine ti thone vetes shqiptare … apo qofte edhe njerez normale…unanimisht te kerkojne shkarkimin , doreheqjen e largimin e menjehershem te Rames jo vetem nga posti i kryeministrit e kryetarit te Partise Socialiste …por me se shumti nga gjithcka qe e lidh ate me te qenit figure publike.
Ose ne te kunderten duhet te pranojme boterisht qe jemi vend e popull i cmendur ndaj dhe nje te cmendur te tille e kemi plotesisht hak ne krye tone…dhe pike.