Ja pse qeni nuk duhet mbajtur brenda në shtëpi

Babai ia bleu vogëlushes së tij një pitbull, pesë ditë më vonë ajo u sulmua për vdekje nga qeni

Një baba nga Oklahoma tha se është i tronditur pasi vajza e tij 3-vjeçare u sulmua keq nga një qen i familjes, të cilin ai e kishte blerë vetëm pesë ditë më parë.

Sipas medieve të huaja, bëhet fjalë për Jason Dodge, i cili tha se nëna e tij ishte duke u kujdesur për vajzën e tij të vogël, Rylee Marie, kur ai mori një telefonatë alarmante.

“Vajza dhe qeni, kjo është e gjitha që dëgjova”, u ka thënë ai medieve të huaja.
Ai nxitoi në shtëpi dhe e gjeti vajzën e tij të shtrirë në shtrat me lëndime të rënda.
Dodge tha se ai kapi vajzën e tij dhe vrapoi jashtë derës, pasi një ambulancë po vinte drejt shtëpisë së tyre.

Mjekët u përpoqën të shpëtonin Rylee, e cila nuk mundi t’u mbijetonte plagëve dhe vdiq në spital.

Trevjeçarja vdiq nga plagë të shumta dhe të mprehta në kokën dhe qafën e saj, kanë bërë të ditur autoritetet.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne