Ja si shpjegohet arsyeja pse pronarët e Top Channel dhe Tv Klan janë acaruar

Për ata që ndjekin zhvillimet e medias në vend, Botërori është dhe një mundësi….për të kuptuar pse pronarët e Top Channel dhe TV Klan…janë “acaruar”…

Kështu shkruan ish-kryetarja e Autoritetit të Medias Audiovizive (AMA) Endira Bushati, referuar propozimit të dy javëve më parë nga pronarët e mediave private që kërkuan të merrnin “pjesën e vet” nga paratë e taksapaguesve shqiptarë.

“Ata propozuan një ndryshim ligjor që, paratë e taksapaguesve shqiptarë për RTSH, të shpërndaheshin dhe për ata….madje madje edhe që RTSH të mos kishte fare reklama me pagesë….

Kjo, shkurt, do të thoshte falimentim i RTSH…dhe mbyllje e shpejtë e tij!

Kryetari i AMAs, ish-drejtor Digitalbi, e mbështeti propozimin e tyre….sigurisht! Për ta është vënë aty!

Anëtarët e AMAs, Sami Nezaj, Agron Gjekmarkaj, Suela Musta, Zylyftar Bregu, të zgjedhur nga PD-LSI, nuk folën!

PD, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Albana Vokshi si kryetare e komisionit të medias, JO dhe JO!

Se….mos janë oligarkë Sandër Frangaj, Zamir Mane, Vjollca Hoxha & Co……

E sigurtë, që ky propozim kishte dhe bekimin e Ramës…ide e vjetër e tija mbyllja e RTSH….

Mirë që foli OSBE dhe BE!

Dhe, të paktën tani për tani, duket që ky propozim nuk do të ketë sukses….”, shkruan Bushati e cila mandej shpjegon edhe arsyen se pse çdo ditë RTSH kthehet në “makth” për kanalet e tjera.

“Mua, më vjen mirë, që, që nga koha kur kryesoja AMAn, dhe më pas, bëj pjesë tek ai grup i vogël personash vendimmarrës që ka insistuar që RTSH të ketë 2 rrjete kombëtare, duke penguar interesat klienteliste në fillim e pastaj të Ramës e Milena Haritos, që RTSH të mbetet vetëm me 1 rrjet!

Edhe pse me 4 vjet vonesë që nga fillimviti i 2013, kur miratuam në AMA 2 rrjetet për RTSH, tani, RTSH ka 11 kanale të vetat dhe disa kanale të mbartura…

Ka dhe sigurinë financiare që do të shtrihet në 80% të territorit (siç kërkon ligji), diçka që Top Channel dhe TV Klan nuk do ta realizojnë kurrë…

Kjo është arsyeja, që çdo ditë që kalon RTSH kthehet në makthin e tyre…

Sigurisht, sfida për RTSH të paanshme, cilësore e profesionale e në shërbim të publikut, mbetet….

Por, ne të gjithë duhet ta mbështesim RTSHnë…jo vetëm pse është “televizioni ynë”, por dhe se realisht ka të gjitha kapacitetet për t’u kthyer në një hapësirë informimi të paanshëm, edukimi dhe argëtimi…

Larg të qënit padron dhe shërbëtor i pushtetit për leje ndërtimi, koncesione e tendera….

Dhe ju siguroj që, vërtet për TCH dhe Klanin nuk paguajmë taksë….por ata na “kapen shumë herë më shtrenjtë”! përfundon komentin e saj, ish-kryetarja e AMA-s.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne