Janjiq publikon fotografi të Manastirit ku shihen shqiptarë me plisa, thotë se turqit ishin roje

Në një postim të disa fotografive, që së fundmi ka bërë kleriku ortodoks serb Sava Janjiq, dëshmohet se në Manastirin e Deçanit janë falur edhe besimtarët shqiptarë.

Një numër i madh i fotove dëshmon se besimtarë të këtij Manastiri në vitin 1904, kanë qenë edhe shqiptarët. Fotografitë tregojnë besimtarët shqiptarë ortodoksë me plisa dhe me tirqe.

Sava Janjiqi, siç ka thënë vet, fotografitë janë marrë nga vizita e Edit Durhamit.

Manastiri i Deçanit konsiderohet pasuri e trashëgimisë ortodokse.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne