Bota

Japoni, rritet numri i viktimave si pasojë e tajfunit

Së paku katër persona humbën jetën dhe 200 të tjerë u lënduan pasi tajfuni Trami goditi kryesisht Japoninë veriore dhe lindore.

Sipas Kyodo News, autoritetet lokale konfirmuan sot se katër persona humbën jetën në rajonet e Yamanashi, Shiga, Kyoto dhe Tottori, ndërsa një person llogaritet i zhdukur në Miyazaki si rezultat i tajfunit vdekjeprurës.

Gjithashtu, më shumë se një milion shtëpi në të gjithë vendin pësuan ndërprerje të energjisë, ndërsa mbi 910.000 njerëz u prekën nga anulimet dhe vonesat e shërbimeve të trenave.

Japonia përjetoi një sërë tajfunesh këtë vit, ku më së fundi ishte tajfuni Jebi në shtator. Tajfuni Jebi shkaktoi 11 të vdekur dhe qindra të tjerë të plagosur.

Burimi: AA

OPINIONE