Jarrod W. Ramos, terroristi amerikan që kreu masakrën në redaksinë e gazetës. Zbulohet shkaku i sulmit, “mori hak” sepse…

Identifikohet personi i armatosur qe kreu sulmin ne redaksine e gazetes “Capital Gazette”, në Annapolis, Maryland, duke vrare pese persona dhe lene dy te tjere te plagosur. Mediat e huaja raportojne se ai eshte Jarrod W. Ramos, 38 vjeç, personi qe shihni ne foto.

Ai e kreu sulmin pasi dyshihet se e kishte orgnizuar gjithcka ne shenje hakmarrjeje, pasi sipas disa hetimeve gazeta e kishte ekspozuar ndaj nje rasti per perndjekje te nje gruaje.

Perndjekja ndaj nje gruaje u be histori dhe perfundoi ne gazete, e me pas autori e hodhi ne gjyq gazeten, por nuk doli i fituar. Qe atehere duket se ishte vendosur te merrte hak.

Jarrod W. Ramos, 38 vjeç, ishte i armatosur me një armë gjahu dhe granata kur nisi sulmin ndaj gazetarëve në redaksinë e tyre në Annapolis të enjten pasdite.

Ai u arrestua pak pasi policia nderhyri ne ndërtesë. Ramos, i cili jeton në Laurel, Maryland, kishte refuzuar të identifikohej per autoritetet pas ndalimit.

Një zyrtar tha se ai duhej të identifikohej duke përdorur teknologjinë e njohjes së fytyrës pasi kishte dëmtuar qëllimisht shenjat e gishtave të tij, si perpjekje qe te parandalonte identifikimin e shpejte te tij. Por, shefi i policisë në detyrë William Krampf më vonë e mohoi nje gje te tille.

Nuk ka asnjë motiv të njohur zyrtarisht, por policia tha se ishte një ‘sulm i shënjestruar’ në Gazetën e Kapitalit dhe se ai hyri në ndërtesë ‘duke kërkuar viktimat e tij’.

Të pesë viktimat u identifikuan si Wendi Winters, 65 vjeç, Rebecca Smith, 34 vjeç, Robert Hiaasen, 59 vjeç, Gerald Fischman, 61 vjeç dhe John McNamara, 56 vjeç.

3

8

7

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne