Je dështake, trillon ngjarje kundër islamit”/ Një hoxhë sulmon Arbana Osmanin:Mësuesi fetar nuk ka abūzuar me Adrianën

Hoxhë Ahmed Kalaja e ka quajtur dështake moderatoren Arbana Osmani. Ky reagim  tij ka ardhur pas publikimit të historisë së  27-vjeçares Adriana Berisha në emisionin “Dua të të bëj të lumtur”, ku ajo u shpreh se një mësues i fesë islame kishte abūzuar  me të.  Në një postim në rrjetet sociale Kalaja shprehet se moderatorja po trillon histori kundër islamit dhe se rrëfimi i 27-vjeçares nuk është i vërtetë.

Arbana Osmani moderatorja e pastorëve të hershëm historia e Gëzimit e deri më sot po trillon ngjarje e histori kundër Islamit ja e radhës…Oj ti! Dështimet, paudhësitë, shthurjet e tua nuk është përgjegjës për to, as Islami as muslimanët. Dështake mos mbulo streset e tua me ne!!!!”, shprehet Ahmed Kalaja.

Dje në emision, 27-vjeçarja që është rritur në shtëpinë e fëmijës në Shkodër bëri një rrëfim tronditës.Ajo ka thënë se në shtëpinë e fëmijës në Shkodër, ka qenë një mësues i fesë islame që abūzonte me to./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne