Jëlldërëm: Forca tokësore i bashkohet nesër operacionit, vazhdon dërgimi i njësive përforcuese

Kryeministri turk Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) bëri të ditur se në Operacionin “Dega e Ullirit”, sipas zhvillimeve duke filluar që nesër, do të fillojnë veprimtarinë edhe forcat tokësore.

Në deklaratën e bërë pas takimit me Kreun e Partisë MHP, Devlet Bahçeli në Pallatin Çankaya, Jëlldërëm tha: “Shpëtimi i vëllezërve arabë, kurt dhe turkmenë nga shtypja e organizatave terroriste, ishte një nga objektivat e rëndësishme të këtij operacioni. Bëjnë propogandë njollosëse sikur po goditen kurdët në Afrin. Mijëra heronj tanë, që marrin pjesë në këto aktivitete duhet të dijnë se lutjet e 80 milionëve (banorë në Turqi) janë për ata”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne