Jëlldërëm: Lufta kundër terrorit është e drejta jonë e ligjshme

Kryeministri Binali Jëlldërëm (Banali Yıldırım) tha se ashtu si rajonet e sigurta të krijuara me ‘Mburojën e Eufratit” edhe Afrini do tu dorëzohet zotëruesve të vërtetë.

Kryeministri turk mbajti një fjalim në Kongresin e Grave të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim AK në rrethin Mulla (Muğla).

“Haku i dëshmorëve tonë nuk ngeli pa u marrë” tha Jëlldërëm.

“Lufta kundër terrorit do të vazhdojë me vendosmëri. Ne Afrinin do tua dorëzojmë pronarëve të vërtetë” tha kryeministri turk.

“Lufta kundër terrorit është e drejta jonë më legjitime. Ne kërkojmë paqe, qetësi e vëllazëri në rajon. Ne kërkojmë vendosjen e sigurisë dhe jemi duke luftuar për këtë. Ne jemi në Siri për ti dhënë fund dhimbjes së vëllezërve tanë” tha Kryeministri Jëlldërëm./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne