Bota

Jëlldërëm takohet me Kryeparlamentarin e Argjentinës

Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë (TBMM), Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) u takua me Kryetarin e Kuvendit të Përfaqësuesve të Argjentinës, Emilio Monzo.

Sipas informacioneve të marra nga burimet e kuvendit turk, Kryeparlamentari Jëlldërëm dhe Kryeparlamentari argjentinas, Monzo, të cilët morën pjesë në Forumin e Parlamentarëve të G-20, që organizohet në Argjentinë, me pjesëmarrjen e delegacioneve të të dyja palëve u takuan në Kuvendin e Përfaqësuesve.

Jëlldërëm më pas priti anëtarët e Grupit të Miqësisë parlamentare Argjentinë-Turqi.

Në takim u shpreh kënaqësia për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe në çdo fushë ndërmjet Turqisë dhe Argjentinës.

Burimi: trt

OPINIONE