Jerusalem – Vazhdojnë shkeljet e Izraelit në Kompleksin Al-Aksa

Selim Ez-Zanun, kryetari i Këshillit Kombëtar Palestinez pranë Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP), shkeljet e Izraelit ndaj Kompleksit Al-Aksa i cilësoi se “luftë e hapur”.

Në komunikatën e lëshuar me shkrim Zanun thotë se “shkeljet ndaj Kompleksit Al-Aksa janë punime paraprake për të ndarë Harem-i Sherifin në kohë dhe hapësirë”.

Në reagimin e tij ndaj shkeljeve të forcave okupatore Zanun tha se “Izraeli ka filluar një luftë të hapur ndaj Kompleksit Al-Aksa”.

Ai tërhoqi vëmendjen se krahas kësaj po vazhdojnë edhe zbatimet e dëbimit me dhunë të qytetarëve izraelitë me origjinë arabe dhe vendosjen e kolonëve radikal në vendin e tyre si dhe ato të shembjeve të shtëpive të familjeve palestineze, të cilat janë shtuar kohëve të fundit.

Zanun u bëri thirrje shoqërisë ndërkombëtare dhe institucioneve përkatëse të vihen në veprim menjëherë për të parandaluar sulmet e Izraelit ndaj Jerusalemit të pushtuar.

Policia izraelite të martën kishte mbyllur për disa orë të gjitha portat e Kompleksit Al-Aksa që ndodhet në Jerusalemin Lindor, ndërkaq kjo ngjarje shkaktoi reagime të mëdha të palestinezëve.

Ndërsa në komunikatën me shkrim të bërë nga Administrata e Fondacioneve Islamike të Jerusalemit thuhet se policia izraelite të dielën vuri zinxhirë në “Portën e Mëshirës”, e cila ndodhet në muret lindore të kompleksit dhe që mbahet e mbyllur prej vitit 2003 e këtej./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne