John Bolton njofton se Edi Rama ka debuar ambasadorin e Iranit

Keshilltari luftenxites i presidentit Donald Trump, John Bolton sapo ka njoftuar ne twitter se kryeministri i Shqiperise, Edi Rama ka debuar nga Shqiperia ambasadorin e Republikes Islamike te Iranit. Ne njoftim thuhet:

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dëboi ambasadorin iranian, duke i sinjalizuar liderëve iranianë se mbështetja e tyre për terrorizmin nuk do të tolerohet. Ne mbështesim kryeministrin Edi Rama dhe popullin shqiptar teksa ata qëndrojnë kundër sjelljes së papërgjegjshme dhe të rrezikshme të Iranit në Europë dhe përreth globit.

John Bolton, këshilltar i Trump për Sigurinë

Njoftimi i Boltonit vjen pak minuta pasi Top Channel ka deklaruar se Shqiperia ka debuar dy diplomate iraniane nga Shqiperia.

John Bolton i cili njihet si person luftenxites dhe ekstremist, kerkon prej vitesh lufte me Iranin dhe njihet si mbeshtetes i thekur i ish-terroristeve muxhahedine iraniane.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne