Jonila Godole: Qeverisë i ra maska, COVID 19 u përdor si alibi për shembjen e jashtëligjshme të Teatrit Kombëtar

Pedagogia Jonila Godole përmes një statusi në Facebook ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar.

Sipas saj, dërgimi i dhjetëra forcave policore pas shembjes së teatrit tregoi se qeverisë i ra edhe maska e ngritur në lidhje me rrezikun e pandemisë.

Godole madje thotë se COVID 19 u përdor si alibi pikërisht për të çuar deri në fund, atë që e quajti, planin antidemokratik dhe të jashtëligjshëm të shembjes së TK.

STATUSI I PLOTË
Permes te tjerash sot ra edhe maska e qeverise ne lidhje me Covid-19!
Dy muaj kufizime dhe izolim ekstrem ne emer te “dashurise” dhe “kujdesit” ndaj popullit para “armikut te padukshem” Corona u bene zero duke derguar mijera forca policie te ndeshen me nje grup aktivistesh ne Teatrin Kombetar, dhe duke provokuar pastaj mbledhjen e qindra protestuesve ne nje hapesire te ngushte para Galerise Kombetare.
Ky shqetesim u nda edhe nga ambasadori gjerman Peter Zingraf ne reagimin e tij për shembjen e Teatrit gjatë pandemisë “duke qenë se grumbullimet e njerëzve të ndodhura deri tani dhe ato të pritshme mund të sjellin hapa pas”.
Me ane te ketij akti, qeveria tregoi se gjithe masat e marra dy muajt e fundit kane qene thjesht nje alibi. Ato nuk kane pasur si synim mbrojtjen e shqiptareve nga virusi, por shfrytezimin e pandemise per te çuar deri ne fund planin antidemokratik dhe te jashteligjshem te shembjes se TK, mundesisht naten, ne menyre qe diten te kishin kohe per ta qarë!/BW

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne