Julian Assange, një luftëtar kibernetik enigmatik dhe i polemizuar

Mbrojtës heroik i lirive për fansat e tij, megaloman që vuan për vëmendje sipas kundërshtarëve, Julian Assange fitoi një famë botërore me “WikiLeaks”, ku publikoi dokumentet e klasifikuara si sekrete që mjaftuan për t’u bërë armiku i betuar i ShBA-së.

I strehuar që prej vitit 2012 në ambasadën e Ekuadorit në Londër, themeluesi i “WikiLeaks”, 46 vjeç, mori më 12 dhjetor 2017 kombësinë ekuadoriane, njoftoi të enjten shefja ekuadoriane e diplomacisë, Maria Fernanda Espinosa.

Kjo e fundit theksoi se u ka kërkuar autoriteteve britanike të akreditojnë Assange si agjent diplomatik, një kërkesë e refuzuar nga Londra që theksoi sërish se Julian Assange duhet të dalë nga ambasada për t’iu nënshtruar drejtësisë.

Nëse drejtësia suedeze ka klasifikuar në maj 2017 akuzat për përdhunim që e preknin, australiani vazhdon t’i druhet faktit se mund të arrestohet, më pas të ekstradohet dhe gjykohet në ShBA për publikimin në vitin 2010 nga “WikiLeaks” të sekreteve ushtarake dhe të dokumenteve diplomatike amerikane.

Publikimi i këtyre dokumenteve i dha Julian Assange, që krijoi “WikiLeaks” në vitin 2006, një imazh negativ në SHBA, ndërkohë që mbrojtësit e tij vlerësonin tek ai kampionin e një lëvizje botërore për transparencën dhe demokracinë.

Ndërkohë që bëhet më i famshëm, Julian Assange vlerësohet si një gjeni i informatikës dhe një mesia çlirimtar.

Por shumë shpejt, kritikat fituan. Akuzat për dhunim dhe agresion seksual në Suedi, që e shtyn të strehohet në përfaqësinë diplomatike të Ekuadorit në Londër më 19 qershor 2012, duke turbulluar imazhin e tij. Ish-miqtë dhe bashkëpunëtorët e përshkruajnë si një personazh egocentrik, i fiksuar dhe paranojak.

Që prej vitit 2010, zëdhënësi i organizatës, gjermani Daniel Domscheit Berg, mban distancat dhe në librin e tij kritik do të frymëzojë shumë filma.

I ngarkuar që të shkruajë autobiografinë e Assange, Andrew O’Hagan përfundon duke u dorëzuar me përfundimin se “njeriu që mburret se ka zbuluar sekretet e kësaj bote nuk duron dot të tijat”.

Shërbëtor i Rusisë?

Që kur ylli i Assange filloi të zbehet, shumica e mediave të mëdha që e mbështetën duke publikuar skandalet e tij filluan të distancohen.

Vetëm një bërthamë e fortë dhe disa të famshëm si Lady Gaga apo Pamela Anderson kanë qëndruar besnikë dhe vazhdojnë luftën e tij, kryesisht kur bëhet fjalë për t’i dhënë mbështetje Edward Snowden, njërit prej pasuesve të Assange.

Kohët e fundit, Julian Assange është akuzuar se është një shërbëtor i Rusisë për shkak të influencës së tij në zgjedhjen e republikanit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Në korrik 2016, “WikiLeaks” publikoi 20 000 e-maile të piratuara të Partisë Demokratike, ku disa ishin të dëmshme për fushatën e Hillary Clinton.

Pesë vitet që Julian Assange u mbyll në një dhomë modeste të ambasadës së Ekuadorit në Londër, bien në kontrast me jetën e tij të mëparshme dhe shumë dinamike, kur ai nuk flinte më shumë se një natë në të njëjtin krevat.

Deri në moshën 15-vjeçare ai do të jetojë në më shumë se 30 qytete australiane dhe do të frekuentojë shumë shkolla para se të shkojë në Melburn, ku do të studiojë matematikë, fizikë dhe informatikë.

I talentuar, punëtor, ai tërhiqet nga komuniteti i hakerave dhe fillon të piratojë faqet e internetit të NASA-s apo Pentagonit duke përdorur pseudonimin “Mendax”.

Në këtë periudhë ai bëhet me një djalë, Daniel, për të cilin ai do të përballet me mamanë për kujdestarinë.

Më pas ai do të hapë “WikiLeaks” me qëllim që të çlirojë median dhe të demaskojë sekretet dhe abuzimet e shtetit, ai do të bëhet, sipas njërit prej biografëve të tij, “njeriu më i rrezikshëm i botës”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne