Ka ardhur Koha e Fitoreve

nga Abdulbari Atvan

Duke u përqëndruar tek deklaratat dhe intervistat që ka dhënë për televizionin el-Meyadin të Sekretarit të Përgjithshëm të Hizbullahut, gazetaRey el-Yevm ka trajtuar pikat më të rëndësishme të këtyre deklaratave. Disa nga deklaratat që janë trajtuar janë rroga 1300 dollarëshe e Seid Hasan Nasrallahut, takimi që ka zhvilluar me një delegacion nga lëvizja Fetih dhe lufta e mundshme që do të ndodhë në të ardhmen me regjimin sionistdhe pozicionimet e Hizbullahut në këtë luftë.

Në këtë raport të publikuar në gazetën Rey el-Yevm dhe të shkruar nga një emër i njohur në botën arabe dhe krye-redaktorin e gazetës, shkrimtari Abdel Bari Atvan mund të gjeni këto informacione: deklaratat dhe intervistat e Sekretarit të Përgjithshëm të Hizbullahut, Seid Hasan Nasrallahut jnë gjithnjë të mbushura me informacione. Për këtë arsye, është detyrë e çdo shkrimtari apo politikani që kërkon të mbledhë informacione në lidhje me zhvillimet që ndodhin, programet dhe luftrat në rajon veçanërisht në lidhje me regjimin pushtues të Izraelit që t’i ndjekë këto deklarata dhe t’i analizojë ato.

Deklaratat që Seid Hasan Nasrallahu ka dhënë gjatë një interviste të zhvilluar me gazetarin Sami Kelib për televizionin Meyadin kanë qënë tepër surprizuese. Një ndër deklaratat më të rëndësishme në këtë intervistë ka qënë deklarata se ai merr nga Hizbullahu një rrogë prej 1300 dollarësh. Ky lajm ka tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve. Ky njeri nuk e tha këtë gjë për shkak të urtësisë së tij apo për shkak të modestisë, ai thjesht tha të vërtetën. Sepse nëse kjo nuk është e vërtetë, atëherë përse nuk ka para që të blejë mjete luksoze dhe jahte për të kaluar pushimet në brigjet e Rivierës Franceze, apo edhe që të blejë tablot artistike nëpër botë?

Ky njeri për më shumë se njëzet vite nuk jeton nëpër saraje luksoze, por jeton nën dhe ndërkohë i biri i ka rënë dëshmor në luftën kundër regjimit sionist. A mund ta imagjinoni të shihni Seid Hasan Nasrallahun që të endet rrugëve të Libanit Jugor me te të themi Rolls Royce apo Ferrari!

E kam filluar këtë artikull duke përmendur informacione të rëndësishme personale për të përfshirë edhe shumicën e udhëheqësve aktualë të shteteve arabe. Megjithatë, në këtë reportazh përfshihen katër çështje të rëndësishme politike dhe ushtarake që janë trajtuar dhe që nuk mund të injorohen:

Çështja e parë: kjo çështje ka të bëjë me mbledhjet dhe takimet e Seid Hasan Nasrallahut me grupimet palestineze, ndër të cilat përfshihet deklarata për takimin e zhvillluar me një delegacion nga lëvizja Fetih, theksimi se lëvizja Fetih ka dhënë aprovimin e saj për shtimin e Intifadës dhe faktit se edhe kjo organizatëështë pjesë e kësaj intifade dhe se grupimet e tjera palestineze e kuptojnë këtë gjë.

Çështja e dytë: konsiston në faktin se Seid Hasan Nasrallah ka theksuar se lufta e ardhshme do të jetë e mbushur me surpriza dhe se objektiva e forcave të rezistencës ka për objektivë deri në rajonin Xhelil në veri të Palestinës. Kjo gjë nënkupton se Hizbullahu nuk do të shërbejë vetëm në mbrojtje, por se do të kalojë edhe në sulmim.

Çështja e tretë: konsiston në faktin se po punohet ditë e natë që, pavarësisht rregullave të luftës që do vendosen, ngjarjeve që do të ndodhin dhe situatave që do të krijohen, në luftën e ardhme që mund të ndodhë rezistenca të rezervojë për vete elementët e surprizës për në terrenin e luftës të cilat përbëjnë një ndër elementët më të rëndësishëm për të fituar në luftën kundër armikut si dhe të zotërojë të gjithë armët e nevojshme për ta arritur këtë.

Çështja e katërt: koniston në faktin se Seid Hasan Nasrallah ka theksuar se të gjithë ata që bënë të mundur fitoren kundrejt organizatës terroriste vehabiste sioniste të ISIS-it do të bëjnë të mundur edhe fitoren kundrejt ushtrisë izralite duke qënë se milicitë e ISIS-it ishin edhe më të vështira për t’u luftuar duke qënë se ata ishin të gatshëm të hidhnin vetet e tyre në erë.

Takimi i zhvilluar me një delegacion të ardhur nga Lëvizja Fetih do të sjellë ndryshime strategjike në rajon do t’i japë aksit të rezistencës një qëndrueshmëri politike dhe ushtarake të paprecedentë si dhe do të përforcojëIntifadën brenda dhe jashtë Palestinës.

Ky takim i zhvilluar me liderin e Aksit të Rezistencës së Libanit do të thotë se Lëvizja Fetih i ka djegur të gjitha urat e paqes dhe është lidhur me aksin e rezistencës, ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet me Amerikën dhe me aleatët e saj në rajon dhe si rezultat i kësaj ka marrë edhe vendimin për t’u shkëputur përfundimisht nga Marrëveshja e Oslos, ky është një zhvillim që mban një rëndësi të madhe strategjike dhe ndoshta kjo ngjarje do të përshpejtojë vendimin e Presidentit të Amerikës Donald Trump për të ndërprerë ndihmat materiale ndaj Qeverisë së Shtetit të Palestinës dhe do të rezultojë në largimin të Mahmud Abbasit nga pozicioni i tij i lidershipit në Ramallah.

Një tjetër pikë strategjike e trajtuar në këto deklarata ka të bëjë me elementin ‘surprizë’ dhe përpjekjet e liderit të Hizbullahut për të poseduar të gjitha llojet ee armëve të nevojshme për të arritur një fitore kundër armikut dhe një gjë e këtillë nga kujton ne Hizbullahun në luftën 33 ditore të Hizbullahut të zhvilluar në vitin 2006 që morrën në objektivë dhe goditën me një raketë moderne një fregetë ushtarake të regjimit ionist përtej brigjeve të Libanit dhe po kështu më kujton një deklaratë të Komandantit të Forcave Detare Izraelite të asaj kohe, Ille Shellbat për një revistë ku shprehet se “Hizbullahu ka arritur me sukses të ndërtojë anijen më të mirë në botë që përmban lloje të ndryshme raketash.”

Ndërkohë, komandanët e forcave detare të Portit Ashdod janë shprehur se “Raketat nuk janë rreziku i vetëm që na kanoset, ne duhet të përgatitemi nga rreziqe të tilla si varkat plasëse, bombat kamikaze, zhytësit profesionistë, tunelet e hapura.”

Aksi i rezistencës është i fortë dhe i aftë; dhe me vendimin e tij për zhvendosjen e Ambasadës Amerikane në Jeruzalem, Donald trumpi i ka dhënë këtij aksi forcat besixh (forcat vullnetare) që priste prej kohësh.

Seid Hasan Nasrallah është ajo që thotë. Nëse të kërcënon, do të veprojë dhe gjithnjë ka informacione të sakta si dhe çdo gjë që ka thënë në lidhje me bashkëpunimin e Hizbullahut me shtetet evropiane për shërbimet e inteligjencës është e vërtetë. Ekzistojnë informacione të besueshme se shumica e armatimeve të Hizbullahut nuk vijnë nga Rusia por nga Irani dhe nga shtete të Evropës.

Regjimi sionist pushtes si dhe aleatët e tyre arabë gjenden në një situatë të vështirë dhe deklarata e Seid Hasan Nasrallahut se në kufinjtë linodr dhe veriorë të Sirisë janë vendosur forca të rezistencës përbën një nga këto shqetësime. Edhe nëse poshtërimi i arabëve dhe botës myslimane ende nuk ka përfunduar është shumë afër dhe koha e dijnitetit, nderit dhe fitoreve ka ardhur.’

Burimi : Rast Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne