“Ka rritje drastike të çmimeve”, qytetarët ankohen: Është kriminale në këtë kohë

Tirana vijon shtetrrethimin si masë shtrënguese për të parandaluar përhapjen e koronavirusit COVID-19, i cili deri tani ka shkaktuar 2 viktima dhe 51 të infektuar.

Pak njerëz janë nëpër rrugë me maska e dorashka. Ata që dalin thonë se janë të detyruar ndërsa nuk e fshehin frikën për ditët që po jetojmë.

Shumë qytetarë shprehin dhe shqetësim se në këto kohë ka një rritje drastike të çmimesh edhe pse me aktin normative të 15 marsit rritja e çmimeve dënohet me gjobë deri dhe në mbyllje të veprimtarisë.

“Ka një rritje drastike çmimesh në produkte jetike për qytetarët në këtë kohë që po kalojmë. Është kriminale të rriten çmimet deri në këtë masë, tmerr, trishtim. Strukturat shtetërore të monitorojnë furnizuesit ” thotë një qytetar.

Ndërsa tregtarët e vegjël problemin e shohin tek tregtarët e shumicës./Ora News

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne