Kabineti i ri i Turqisë shpallet pas 8 korrikut

Pas zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 24 qershorit, vëmendja është përqendruar tek kabineti i ri që do të drejtojë vendin.

Këshilli i Lartë Zgjedhor (YSK) pritet ti shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve më 5 korrik. Kurse të dielën, më 8 korrik do të mbahet në Kuvend një ceremoni për betimin e deputetëve.

Pas betimit të Presidentit Rexhep Tajip Erdogan do të pritet procesi i shpalljes së kabinetit.

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën në një intervistë për kanalin televiziv “Bloomberg” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) tha se kabineti i ri do të shpallet pas 8 korrikut

Duke iu referuar sistemeve të mbrojtjes kundërajrore S-400, që do të merren nga Rusia, Kallën tha se nuk ka kthim nga kjo marrëveshje.

Duke vlerësuar vendimin e ShBA-së për t’u tërhequr nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe për të zbatuar sanksione ekonomike kundër këtij vendi, Kallën tha: “Turqia nuk do të marrë pjesë në një angazhim që do të rrezikonte marrëdhëniet e saj me Iranin.”/ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne