Kabulov: Turqia mund të përfshihet në zgjidhjen e problemit të Afganistanit

Zamir Kabulov, përfaqësuesi special i presidentit rus, Vladimir Putin për Afganistanin tha se Turqia mund të përfshihet në zgjidhjen e problemit të Afganistanit.

Kabulov, i cili u takua në kryeqytetin Ankara me Përfaqësuesin e Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Afganistanin, Zalmay Halilzad, bëri deklarata për gazetarët rusë.

Ai tha se u takua me Drejtorin e Përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë për Azinë Jugore, Ambasadorin Rıza Hakan Tekin.

“Turqia është një aktore e rëndësishme në Afganistan dhe mund të përfshihet në zgjidhjen e problemit të Afganistanit. Do të jemi të kënaqsur nëse ky vend (Turqia) merr pjesë në mbledhjen që do të zhvillohet në të ardhmen në Moskë” tha Kabulov.

Ai bëri të ditur gjithashtu se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme të bashkëpunojnë me Rusinë në luftën kundër organizatave terroriste si Al-Kaeda dhe DAESH.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës propozuan krijimin e një bazamenti për sigurimin e kompromisit në Afganistan. Rusia është e gatshme të marri në konsideratë këtë ide” tha përfaqësuesi special i presidentit rus, Vladimir Putin për Afganistanin.

Ai tha se takimet do të vazhdojnë edhe në të ardhmen dhe shtoi: “Kjo nuk është mbledhja e fundit. Do të vazhdojmë konsultimet me Uashingtonin. Gjithashtu në mbledhjen në Moskë mund të marrë pjesë edhe Halilzad”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne