Kalin: Parashtrimi i kushteve nga ShBA është “gabim”

Zëdhënësi i Presidencës turke, Ibrahim Kalin bëri të ditur se parashtrimi i kushteve nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) mbi sistemin e mbrojtjes ajrore S-400, të cilën Turqia e bleu nga Rusia, është gabim.

Ibrahim Kalin dha një reportazh për shtëpinë mediatike me seli në ShBA, “Bloomberg”.

Duke vënë në dukje që parashtrimi i kushteve nga ShBA-ja për heqjen e sistemit S-400 të blerë nga Rusia në këmbim të zhvillimit të marrëdhënieve të sigurisë, tregtisë dhe të çështjeve tjera me Turqinë është “gabim”, zëdhënësi Kalin tha: “Tani si parakusht vendosin heqjen e sistemeve S-400 dhe kjo është e papranueshme. Ne jemi një shtet sovran dhe këtë vendim e morën duke u bazuar në themelet e sovranitetit tonë”.

Kalin bëri të ditur se aktualisht sistemi S-400 i blerë nga Rusia nuk është aktiv dhe se procesi po vazhdon, zëdhënësi Kalin vijoi me këto fjalë: “Aktualisht ky sistem nuk është aktiv por procesi po vazhdon. Nuk bëhet fjalë për kthimin mbrapsht të këtij vendimi. Marrëveshja mes Turqisë dhe Rusisë për sistemet S-400 përfshinë edhe transferin e teknologjisë dhe këtu nuk ka asnjë ndryshim”.

Zëdhënësi gjithashtu tha se dëshirojnë të zgjidhin të gjitha mosmarrëveshjet me ShBA-në me në krye mbështetjen e ShBA-së për PYD/YPG-në në Siri dhe mosndërmarrja e veprimeve ndaj anëtarëve të organizatës terroriste gyleniste FETO, të cilat paraqesin kërcënim për sigurinë kombëtare të Turqisë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne