Kalin reagon ndaj McGurk: Dëshira juaj për ekzistencën e PKK-së nuk do të realizohet

Zëdhënësi i Presidencës se Turqise, Ibrahim Kallën reagoi ndaj fjalëve të ish-përfaqësuesit të posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për luftën kundër DAESH-it, që kishin në objektivë Turqinë.

Kallën iu përgjigj nëpërmjet medias sociale shprehjeve të përdorura nga McGurk kundër Turqisë, në artikullin e tij të përgatitur për t’u publikuar në “Washington Post” më 20 janar.

Në vlerësimin e bërë në artikull, në lidhje me tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga Siria, McGurk përdori fjalë kundër Turqisë dhe shprehje që lavdërojnë organizatat terroriste dhe në lidhje me këto Kallën shkroi: “Analiza juaj është e gabuar. Akuzat që i keni drejtuar Turqisë, janë tërësisht gjepura dhe vetëm një përsëritje e propagandës së PKK-së. Turqia shpëtoi jetën e qindra mijëra sirianëve arabë, kurdë, asirianë etj. Ju kërkoni t’i jepni PKK-së një jetë të re. Kjo nuk do të realizohet”.

McGurk, në artikullin e tij ndërkohë që kritikon tërheqjen e Trumpit nga Siria, shkruan se Turqia nuk është një partner i sigurt dhe bën vlerësime me lëvdata për organizatat terroriste./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne