Kalin: Turqia nuk ka kontakt të drejtpërdrejtë me Damaskun

Zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın) tha se Turqia nuk ka kontakt të drejtpërdrejtë me Damaskun, por vetëm Shërbimi Informativ Kombëtar mund të krijojë kontakt në raste të jashtëzakonshme.

“Ne nuk kemi kontakt zyrtar me regjimin e Damaskut, nuk mund të bëhet fjalë. Kemi një mekanizëm të krijuar në procesin e Astana-s për të krijuar rajonet pa konflikt. Mesazhet që japim këtu i përcillen regjimit të Damaskut nga Rusia dhe Irani. Nuk mund të bëhet fjalë për një kontakt të drejtpërdrejtë. Por nëse ka kushte të jashtëzakonshme, njësitë tona për të zgjidhur probleme të caktuara, pra me këtë nënkuptoj shërbimin informativ, mund të krijohen kontakte të caktuara të drejtpërdrejta ose indirekte. Kjo faktikisht është një nga detyrat themelore të përcaktuara të shërbimit tonë informativ” tha Kallën./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne