Kalin: Ushtria turke do të largohet pasi banorët e Afrinit të jenë plotësisht të sigurt

Zëdhënësi dhe nënsekretari i përgjithshëm i Presidencës, ambasadori Ibrahim Kalin, bëri me dije të hënën se Turqia do të vazhdojë të dërgojë ndihma humanitare në distriktin veriperëndimor Afrin të Sirisë.

Kalin vlerësoi zhvillimet në Afrin gjatë një interviste të drejtpërdrejtë në televizionin britanik “Sky News”.

Ai ritheksoi se asnjë civil nuk është dëmtuar përgjatë operacionit “Dega e Ullirit”, filluar nga Forcat e Armatosura të Turqisë më 20 janar për të garantuar sigurinë e stabilitetin në kufij dhe Afrin të Sirisë, për të asnjanësuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it, si dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste.

“Jemi në fazën e vendosjes së stabilitetit në Afrin. Ushtria turke do të largohet nga zona pasi banorët e Afrinit të jenë plotësisht të sigurt”, shtoi zëdhënësi i Presidencës së Turqisë.

Ibrahim Kalin iu përgjigj më tej edhe pretendimeve se regjimi i Esadit do të përpiqet të marrë në kontrollin e tij këtë zonë.

“Në këtë fazë, jemi të mendimit që regjimi nuk do të bëjë një tentativë për të marrë zonën nën kontroll. Ne duam të jemi të sigurt se civilët këtu mbrohen jo vetëm nga terroristët e PYD/YPG-së, por njëherësh edhe nga sulmet e regjimit”, deklaroi ai për “Sky News”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne