Kalon vetingun gjyqtari që fshehu dënimin e kunatit për drogë

Enton Dhimitri, gjyqtari i Apelit në Gjirokastër kaloi me sukses procesin e vetingut. Trupa gjykuese përbëherë nga Pamela Qirko, Genta Tafa dhe Xhensila Pine vendosi ta konfirmoje në detyrë. KPK ka konstatuar se gjyqtari Dhimitri ka bërë deklarim të saktë pasurisë dhe ka qenë bashkëpunues gjatë procesit të hetimit.

Enton Dhimitri ka automjet të blerë në 2011 kundrejt shumës 13900 euro, ndërsa burimet për blerjen e saj cilësohen të ligjshme. Gjithashtu gjyqtari Enton Dhimitri ka një apartament 93 m² në Gjirokastër me vlerë 4 milionë lekë.

Në seancën e një dite më parë u evidentua fakti se ai kishte fshehur faktin që kunatin e ka të dënuar për trafik droge në Greqi. Kjo u pa si një shkak për t’u penalizuar nga KPK, por vendimi i sotëm ishte i ndryshëm. Enton Dhimitri është njëkohësisht kandidat për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne