Shqiperia

”Kam frikë, këta të bëjnë gropën”, studentët mbahen ‘peng’ në takimin me Ramën: Na e sollën si pako!

Një studente e cila është e pranishme në takim me kryeministrin Rama në Universitetin Bujqësor të Kamzës ka denoncuar presionin që iu bëhet.

Përshëndetje, jemi studentët të UBT na kanë mbledh ne mbledhje me dekanin dhe nuk dalim dot në proteste sepse po na kërcënojnë, ne kemi frik nuk na le njeri me dal n’protest.

Dekani po na kërcënon me mungesat dhe me notat”, shkruan një prej studentëve në redaksinë e Faxweb.al.

Ajo thotë se nuk kanë pasur asnjë njoftim për takim me Ramën, ndërsa thotë se kanë frikë që të largohen nga salla.

‘’Veç na e sollën si pako, veç hyri brenda, se nuk shkruaj dot ngaqë kam frikë dhe që më shohin dhe këta të bëjnë gropën”, shprehet më tej studentja.

Video e momentit kur studentët nuk lejohen të hyjnë në takimin me Ramën, dyshime se lista ishte e paracaktuar.

OPINIONE